“Rroftë republika e qytetarëve”
“Ju prisnit që Parlamenti të vendoste për votën e lirë dhe për të drejtën tuaj për të zgjedhur deputetët, që të përgjigjen para jush. Por ata vendosën që tani e tutje t’ju imponojnë listat e mbyllura të servilëve të pushtetit.
Ju prisnit që Parlamenti të zgjidhte problemet e papunësisë, të rrogave dhe pensioneve të ulëta, por ata vendosën që të mbeten në pushtet një grup politikanësh të korruptuar. Ju prisnit që pas shpërthimit makabër të Gërdecit kryeministri Berisha të jepte dorëheqjen, por Rama i dha bekimin për të qëndruar në pushtet, siç thotë dhe ai aq sa ta lejojë Zoti. Ju takon juve që të vendosni për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Ata po përgatisin vendosjen e shtetit të skllevërve, por ne jemi këtu për të mbrojtur republikën e qytetarëve”, u shpreh Ceka.