Dyshimi per evazion, zbardhen emrat e 5 kompanive shqiptare në parajsën fiskale
TIRANE-Kanë profil pak a shumë të ngjashëm, 5 shoqëritë shqiptare të regjistruara në parajsat fiskale, të publikuara mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara nëpër botë, në atë që po paraqitet si një prej skandaleve më të mëdha të evazionit fiskal. Madje mbajnë edhe emra mjaft të ngjashëm: “ALBANIA GROUP TRADING LIMITED”, “ALBANIA SERVICES LIMITED”, “ALBANIA GROUP HOLDING LIMITED”, “ALBANIA INTERNATIONAL LTD.” dhe “Albania Services Ltd”.
Që të pesta janë regjistruar në Ishujt Britanikë Virxhin, madje 3 prej tyre në të njëjtën datë (18 prill të vitit 2000), njëra më 14 janar 2003, ndërkohë që mungon data e themelimit për të pestën.
Dosjet
Të dhënat janë online dhe bëhet fjalë për më shumë se 2,5 milionë dosje, që janë publikuar pjesërisht nga prestigjiozja “The Guardian” pas hetimit të bërë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Ky i fundit është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Uashington, që ka analizuar dosjet nëpërmjet punës së 100 gazetarëve në dhjetëra vende të ndryshme. Të dhënat, siç raporton “The Guardian”, tregojnë një koleksion gjigant njerëzish që përdorin parajsat fiskale, që nga dentistë amerikanë, fshatarë grekë e deri tek ekzekutivët e “Wall Street”-it apo tregtarë ndërkombëtarë armësh, që akuzohen për përfshirje në programin bërthamor të Iranit.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 5 kompani shqiptare në skandalin ndërkombëtar të evazionit fiskal