Lezhë, makina përplas motoçikletën, vdes 50-vjeçari
LEZHË- Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në hyrje të qyteti të Lezhës.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima, Ded Gega po udhëtonte me motoçikletë, kur papritur është përplasur nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Viktima është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marrë. Policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)