Prostituoi minorenen, në kërkim tutorja
DURRES – Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçare, pasi akuzohet se për tre muaj ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 16-vjeçare. Ndërkohë, ka përfunduar në pranga pronari i një hoteli në qytetin bregdetar, i cili akuzohet për “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostitucioni”.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, pohojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se 25-vjeçarja me inicialet N.M. i gjente klientë minorenes.
Mësohet se 16-vjeçarja shfrytëzohej si punëtore seksi në lagjen nr.1 të Durrësit (zonë turistike e frekuentuar gjatë gjithë vitit nga vizitorë vendës e të huaj), ku ndodhen një numër i madh lokalesh me muzikë live, por edhe pub-e e hotele të ndryshme. Minorenia nga Durrësi, e cila ishte edhe jetime, shfrytëzohej nga një e njohura e saj 25-vjeçare, e cila i siguronte klientë kundrejt pagesës prej 5 mijë lekësh të reja, shumë kjo që administrohej nga tutorja N.M..
Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka vënë në pranga 54-vjeçarin Jakov Ceka, banues në lagjen nr.1 Durrës, i cili është pronar i një prej hoteleve ku është ushtruar prostitucioni. Sipas hetuesve të çështjes, Ceka siguronte të ardhura duke dhënë dhoma me qira për ushtrimin e këtij aktiviteti. Po të njëjtat burime sqarojnë se 25-vjeçarja tutore dhe pronari i hotelit kishin bërë një marrëveshje për të siguruar gjithmonë dhoma të lira për klientët e 16-vjeçares. Policia po punon intensivisht për kapjen e të resë N.M..
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)