E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 mijë banorë të 14 fshatrave, 5 vjet pa ujë të pijshëm

TEPELENE - Rreth 14 fshatra të komunës Qendër në Tepelenë përballen prej shumë vitesh me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët (7 mijë) e kësaj zone e transportojnë ujin me krahë apo me kafshë në një distancë prej disa kilometrash. Janë mbi 200 familje, të cilat, për shkak të shkatërrimit të pompave apo vjedhjeve të herëpashershme në rrjetin e ujësjellësit, kanë mbetur pa ujë të pijshëm. “U bënë gati 5 vite që nuk furnizohemi me ujë të pijshëm, ndërsa tokat bujqësore janë tharë dhe nuk kemi asnjë mundësi për mbjelljen e tyre. Pushteti është indiferent, ndërsa pompat që janë vendosur, gjithmonë vidhen.

Edhe investimi që u bë disa vite më parë për ujësjellësin, sot nuk ekziston, pasi u abuzua me fondet”, - shprehet Lindita Rapaj, banore në fshatin Dukaj. I pyetur për këtë problem, kreu i komunës Qendër, Redi Rama pohoi se “ka projekte të gatshme që nuk kanë marrë miratim asnjëherë prej ministrisë së linjës, ndërsa me fonde lokale është e pamundur të kryhen ndërhyrje për të siguruar ujin e pijshëm”.

(d.b/eribaco/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›