Berisha: Rames i dola borxhit, ftese per bashkepunim Rozeta Rapushi
Ne mbledhjen e pare te qeverise per kete vit, kryeministri Sali Berisha ftoi dje opoziten qe te bashkepunoje ne procesin e integrimit te vendit. Duke prezantuar objektivat e ekzekutivit, kreu i qeverise tha se opozita eshte e ftuar qe te bashkepunoje per realizimin e axhendes evropiane. "Ne do te bejme gjithcka qe varet nga qeveria. Natyrisht ftojme opoziten te bashkepunoje me kete axhende jashtezakonisht te rendesishme, por eshte ne tagrin e saj te marre vendimet qe do. Axhenda jone eshte axhenda jone dhe kjo axhende nuk mund te pengohet nga asgje", beri te qarte kryeministri ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave. Madje serish duke kritikuar mungesen e rolit te opozites per vitin e kaluar ne arritjet e rendesishme te vendit, Berisha tha se imagjinoni sikur te gjitha arritjet te ishin futur ne kuti, sic kerkoi kreu i opozites Edi Rama. "Pra shqiptareve iu mbeten vizat, u mbeten rrogat dhe pensionet, u mbetet nje sistem i ndryshuar arsimor, iu mbetet nje hov i madh cilesor ne fushen e teknologjise dixhitale. U mbeten arritje madhore ne ekonomi, financa dhe te gjitha fushat. Dikujt tjeter i mbetet kutia. Une i kam dale borxhit dhe i dal perseri. Jam i gatshem te bashkepunoj, por perndryshe axhenda ime eshte intensive dhe jam i papermbajtur ne zbatimin e saj", theksoi kreu i qeverise, duke i shtrire serish doren Rames per bashkepunim. Pavaresisht theksit, se vendi do te ece me apo bashkepunimin e opozites. Kryeministri Berisha, permendi se vitin qe shkoi ai punoi me agjenden e kesaj qeverie qe eshte dhe interesi personal i cdo qytetari shqiptar. Sipas tij, jane 800 mije familje shqiptare qe presin rritjen e rrogave dhe te pensioneve, qe presimin krijimin e vendeve te reja te punes, qe presin luften e metejshme te suksesshme kunder korrupsionit dhe siguroi se kjo axhende e qeverise do te vazhdoje. "Me nje pasion dhe perkushtim te pakufizuar, kam punuar dhe do te punoj me axhenden e kesaj qeverie, qe eshte dhe interesi personal i cdo qytetari shqiptar. Jane 800 mije familje shqiptare qe presin rritjen e rrogave dhe te pensioneve, qe presimin krijimin e vendeve te reja te punes, qe presin luften e metejshme te suksesshme kunder korrupsionit. Pra, axhenda do te vazhdoje. Une e ftoj opoziten te bashkepunoje ne interesin e saj me te mire. Ndaj dhe te kemi parasysh qe objektivat duhet te jene te tilla qe te konsolidojne themelet e objektivit historik dhe madhor "Shqiperia vend i zhvilluar brenda vitit 2017", tha kryeministri. Nderkohe qe prej kohesh ai ka akuzuar te majten ne opozite, se jo vetem qe nuk kontribuoi ne procesin e liberalizimit te vizave, por tentoi me cdo menyre qe ta pengoje dhe ndale ate. Veprime qe sipas tij deshtuan, pasi sot shqiptaret levizin lirisht ne hapesiren Shengen.