Topalli: Më shumë investime në turizëm dhe infrastrukturë

Kryeparlamentarja Topalli, bashkëbisedim në shtëpinë e Pashko Vasës
Në oborrin e shtëpisë së të madhit Pashko Vasa në Shkodër, Jozefina Topalli u takua e bisedoi me gra e burra, djem e vajza për të ardhmen e Shqipërisë, për Shqipërinë e zhvilluar evropiane. Ne, tha ajo, e kemi transformuar Shkodrën e vendin tonë, ashtu siç të parët tanë ëndërruan, investuam dhe e bëmë më të bukur, bëmë që shqiptarët të lëvizin të lirë, po bëjmë gjithçka për ëndrrën e tyre europiane. Kemi ende shumë projekte të tjera në infrastrukturë, në punësim, në bujqësi, në turizëm, në teknologji. “Është në prioritet tona të tregojmë një vëmendje të veçantë ndaj bujqësisë. Do kemi përqendrim të madh në çështjen e turizmin, kemi një vizion të qartë dhe do të krijojmë një kulturë tjetër edhe për shfrytëzimin e turizmit malor. Sigurisht që do të mbyllim të gjithë infrastrukturën, do vazhdojmë të punojmë në fushën e teknologjisë. Do krijojmë kushtet dhe lehtësirat fiskale për investitorët e huaja dhe për investimet”. Ne, tha Jozefina Topalli , do krijojmë të gjithë lehtësirat për projekte të mëdha që do të krijojnë edhe më shumë vende pune për qytetarët, për të vajzat e djemtë. Së bashku do bëjmë realitet bashkimin me familjen europiane.
...