E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS votoheqjen e imunitetittë deputetëve

TIRANE-Pas më shumë shumë muajsh heshtjeje rreth projektligjit për heqjen e imunitetit, Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sot kësaj cështje të shumëdebatuar kohë më parë nga dy kahet e politikës.

“Ne jemi gati, kemi qënë përherë për një ligj të tillë, që PS e ka kundërshtuar. Ky ligj shkoi në Komisionin e Venecias, u shqyrtua dhe ka ekspertizën e shkëlqyer të këtij Komisioni. Unë shpresoj dhe dua shumë të shpresoj që PS ta pranojë sepse do ti bëjë një shërbim shumë të madh këtij vendi”, u shpreh kryeministri Sali Berisha sot në mesditë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar tentativën për heqjen e imunitetit të deputetëve si një "Betejë", që vazhdimisht është mohuar nga PS.
“Vijmë në një beteje tjetër, heqjen e imuniteteve të deputetëve. Ndaj dhe historia është e cuditshme, PD në opozitë 7 vjet më parë paraqiti draftin për heqjen e imunitetit të deputetëve, partia në pushtet e mohoi. Me ardhjen në pushtet të PD, sërish u paraqitën ligje për heqjen e imuniteteve në tërësi, sërish forca tjetër politike kundërshtoi në mënyrë absurde. Sot pas 5 vitesh nga ajo periudhë, shohim se PS të ketë realizuar gabimin që bëri në refuzimin e ligjit”.

Duke vënë theksin se ligji i përgatitur nga mazhoranca për heqjen e imunitetit ka qënë i shkëlqyer, Berisha deklaroi domosdoshmërinë për ta bërë realitet draftin, sidomos tha Berisha: “Tani që Komisioni i Venecias e shqyrtoi”.
“Ne ofrojmë alternativë, kë të dojë PS, po të dojë të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por edhe sikur ndryshime kushtetuese ti bëhen draftit, realizimi do të ishte një aq shërbim i madh që i bëhet qytetarëve dhe vendit”.

Sipas kreut te qeverise, në Shqipëri, nuk duhet të ketë asnjë njeri që të mbrohet nga imuniteti.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›