Berisha Raporti i hartuar nga komisioni ka disa pasaktesi
Kryeministri Berisha deklaroi dje se ne raportin voluminoz te hartuar nga Komisioni Europian ka pasaktesi dhe verejtje qe kerkohen te rishikohen. Kjo deklarate e kreut te qeverise erdhi dje ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave ku Berisha foli per dokumentin qe iu dorezua dy dite me pare nga drejtori per Europen Juglindore ne Komisionin Europian Pierre Mirel. Ne kete kuader Berisha tregoi se kete ceshtje e kishte diskutuar edhe me Mirel dhe ishte rene dakord qe pas rreth nje muaji qeveria te dergoje kontestimet e saj per raportin ne Bruksel. Me zotin Pierre Mirel eshte rene dakord qe pasaktesite ose verejtjet qe mund te permbaje raporti ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4-5 javeve do tia percjellim komisionit ne menyren me te argumentuar. Komisioni Europian eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog komunikim teresisht transparent theksoi Berisha duke nxituar te shtoje se keto kontestime nuk mund te marrin me shume hapesire sec meritojne ne raportet Shqiperi-KE. Ne kete kuader Berisha ashtu si edhe ne vitet e shkuara theksoi se raporti i KE-se do te vijoje te mbetet axhende e qeverise qe ai drejton. Ne kete kuader Berisha i ftoi ministrat e pranishem ne mbledhje ta merrnin kete raport me seriozitetin me te madh dhe te plotesonin problematikat qe shtroheshin ne raport. Raporti ben nje vleresim te gjere te rezultatit te reformave me objektivitet ne teresine e tij. Eumlshte ne interesin tone qe per kete proces kompleks sic eshte integrimi te shfrytezojme raportin per te nxjerre te gjithe problematiken dhe per ta trajtuar ate me seriozitetin me te madh. Eumlshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat deklaroi Berisha ne mbledhjen e radhes te qeverise. Nisur nga fakti se nepermjet ketij raporti Komisioni Europian nuk aprovoi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE Berisha theksoi se qeveria po vazhdon punen dhe se idealja eshte larg reales. Dua tu them shqiptareve se midis Shqiperise ideale Shqiperise eterike dhe Shqiperise reale sigurisht ekziston ndryshim i madh. Ajo qe bejme ne eshte qe punojme cdo dite per nje persosje gjithnje e me te madhe te standardeve normave demokratike ne kete vend te ekonomise tregut dhe te kohezionit social te kesaj shoqerie si kushtet dhe rruga e sigurt per integrimin theksoi Berisha per shqiptaret. Po keshtu nisur nga fakti se ngerci politik qe ekziston ne vend prej me shume se nje viti ka qene nje tjeter pengese per sa i perket zhvillimit te reformave Berisha theksoi se do te kete bashkepunim me opoziten por jo mbi ligjin dhe Kushtetuten. Duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne menyren me te prere ne do te bejme ne cdo rast dhe ne cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ketu ne nuk mund te bejme asnje kompromis tjeter pervec respektit te plote te shtetit ligjor te institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhages deklaroi Berisha. Sipas tij qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon kryetari i Partise Socialiste por kjo nuk mund te ndodhe.