E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset pas nente vjetesh i denuari per vrasje te dyfishte

Mat

Kerkohej prej 9 vitesh per vrasje ndalohet 43-vjecari matjan. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut Diber bejne me dije se 43-vjecari Vladimir Daci ka rene ne pranga te policise per vepren penale te vrasjes. Te njejtat burime saktesojne se Daci lindur e banues ne Komunen Baz te rrethit te Matit ka rene ne prangat e policise pasi dyshohet se eshte autor i vrasjes se dyfishte te shtetasve N. Haxhia dhe V. Haxhia ngjarje kjo e ndodhur ne korrik te vitit 2001. Qe nga ajo kohe Daci ishte shpallur ne kerkim policor. Nderkohe arrestimi i 43-vjecarit eshte bere ne qytetin e Mamurrasit te rrethit te Kurbinit ne oren 0100 te se merkures pas nje pune te mirorganizuar operative te policise se Komisariatit te Matit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›