E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet taksa e doganes, pas 24 gushtit Luljeta Ndoka

Nese blini nje makine pas dates 24 gusht do te kurseni taksen e doganes. Kjo takse e cila ka renduar jo pak ne xhepat e shqiptareve, tashme do te zevendesohet me nje takse te pervitshme e cila ne skemen e saj parashikon qe automjetet e reja te cilat ndotin me pak si dhe ato me benzine paguajne me pak. Kjo takse percaktohet sipas formules matematikore ku shumezohen, cilindrata ne CM3 e automjetit x Koeficienti fiks sipas vjetersise ku automjetet me te vjetra kane koeficient me te larte dhe paguajne me shume x si dhe lloji i karburantit i cili eshte perkatesisht 25 leke per naften dhe 20 per benzinen qe ndot me pak.

Skema e re

Me skemen e re jane te favorizuar ata qe importojne automjete te reja te cilat kane koeficient me te vogel dhe paguajne me pak. Po ashtu, ky koeficient per tre vitet e para te makines eshte 0 ndersa ne vitin e 4 eshte ne masen e 0.18 dhe rritet me 0.02 per 10 vitet e para si dhe 0.04 per vitet e tjera. Keshtu nje makine e vitprodhimit 1996 do te paguaje 300 mije leke ne vit si takse e makines se perdorur. Ligji i fundit favorizon importin e makinave te reja, ndersa per ata qe kane ne perdorim nje makine te perdorur, do te paguhet nje mase me e madhe taksash nepermjet takses se pervitshme te automjeteve te perdorura. Po ashtu, pas dates 24 gusht shfuqizohen edhe taksat e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit. Ne ligjin e ri parashikohet qe taksa e qarkullimit te mos paguhet me ne drejtorite rajonale te qarkullimit, por te vilet ne karburant. Ne taksen e re te qarkullimit parashikohet nje takse ne vleren e 5 lekeve ne nje liter deri ne fund te vitit si dhe 7 leke per liter pas 1 janarit. Keshtu, ai qe furnizohet me me teper karburant, qe automatikisht leviz me teper do te paguaje me shume per taksen e qarkullimit, e cila tashme ka nje skeme progresive ku ai qe shfrytezon me shume infrastrukturen rrugore paguan me shume.

Taksa

Te gjithe ata qe kane importuar nje makine nga jashte kufijve nga janari- shtator te ketij viti, dhe nuk i kane bere dokumentet e automjetit perfitojne nga ligji i ri, duke mos paguar dogane pavaresisht se ai hyn ne fuqi pas muajit shtator te ketij viti. Si rezultat i ristrukturimit te takses se makinave, me paketen e re fiskale taksa e qarkullimit mbi benzinen dhe gazoilin caktohet ne masen 5 leke litri, deri ne 31.12.2011, pas kesaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinen dhe gazoilin caktohet ne masen 7 leke litri. Kjo takse zbatohet si per benzinen dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe per ato te prodhuara ne vend. Per pasoje, kjo takse pritet te reflektohet menjehere ne cmimin e naftes dhe benzines, te cilat do te rriten minimalisht me 7 leke per liter. Taksa e karbonit, ose taksa e ndotjes, sic njihet ndryshe do te transferohet te cmimi i karburanteve. Taksa e karbonit qe eshte aktualisht mbi benzinen ne masen 1,5 leke/litri dhe gazoilin ne masen 3 lek/litri, do te aplikohet edhe mbi disa kategori te reja nenproduktesh nafte, mbi vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte. Ne kete menyre, taksa e karbonit do te aplikohet mbi prodhimin vendas dhe importin e ketyre nenprodukteve te naftes, me keto nivele taksimi; gazoili 3 leke per liter, benzine, 1.5 leke per liter, solar dhe mazut 3 leke per liter, vajguri 3 leke per liter, Koks nafte 3 leke per kg. Taksa e regjistrimit te pervitshem dhe taksa e qarkullimit te pervitshem te makinave jane taksa qe sipas skemes se re aplikohen ne baze te parimit te shfrytezimit/perdorimit te infrastruktures rrugore dhe te ardhurat prej tyre shkojne ne programet investuese te infrastruktures rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›