E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO, ngjarje madhore

Sali BerishaNë Shqipëri kryeministri Sali Berisha e cilësoi mbylljen e ciklit të ratifikimeve të protokollit për anëtarësim në Nato të vendit të tij nga 26 shtete anëtare një akt kulmor në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën e lirë, një akt, që në fushën e sigurisë së këtij vendi përbën ndoshta ngjarjen më madhore, pas pavarësisë së tij. Kryeministri Berisha premtoi se ky besim i shfaqur ndaj Shqipërisë përbën një përgjegjësi më të madhe për të thelluar kursin e reformave.//lk

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›