Edi Rama e trajtonte Jalën si çifligun e tij, sepse kishte 40 për qind të aksioneve

Reagimi i Kryeministrit Sali Berisha
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha komentoi dje raportin e Bankës Botërore, për projektin e Bregut të Jugut, insistucion i cili përjashtoi palën shqiptare nga çdo lloj përgjegjësie, nga gabimi në projekt dhe duke i marrë vetë përsipër ato dhe njëherazi propozon një plan veprimi për trajtimin e dëmeve të mëdha në Jalë.
Berisha tha se Banka Botërore bën transparente procesin dhe merr përgjegjësitë e veta
Sipas kryeministrit BB ka gabuar në projekt, në hartimin e tij dhe se nga ana tjetër qeveria shqiptare vetëm ka zbatuar projektin e tyre. Por, u shpreh kryeministri ka një ndërthurje të mafies së ndërtimit të Shqipërisë me përfaqësues dhe anëtare të
“Inspection Panel” të Bankës Botërore, për të cilin qeveria shqiptare ruan të drejtën e ndjekjes gjer në fund të hetimit të këtij korrupsioni.
“’Çfarë thotë raporti?’ ‘Inspection Panel’ nuk ka mandat dhe nuk ka pasur mandat tjetër, përveç hetimit të veprimtarisë së bankës. Çka ndodh me ‘Inspection Panel?’. Ka ndodhur korruptimi i tij në pjesën për Shqipërinë. Qeveria ime atij Edil Edilit që kishte shpallur Jalën si fshat të vetin turistik dhe Edil Veqilit që shpalli Ksamilin si fshat të vetin turistik, u tha jo, këto i keni bërë me Artan Lamen dhe me PS-në, ne nuk njohim njolla. Të gjitha njollat janë atribute të autoriteteve vendore, se këta që zgrapën Jalën e futën disa para në xhep atij ‘Inspection Panel’. Çfarë doli, doli që ai shkroi se këto njolla i vendosi qeveria ime, ndërkohë që këto njolla i hoqi qeveria ime”, u shpreh Berisha.
Kryeministri vuri në dukje se e gjithë kjo është pleksja dhe kolizioni i mafies së betonimit të jugut, por qeveria do i kërkojë bankës hetimin e anëtarëve dhe korruptimin e “Inspection Panel” dhe mafies së bregut.
“Kjo është si puna e të ndjerit po kësaj herë nuk zgjati shumë se ekspertiza doli shpejt. Qeveria nuk ka gisht, është fare korrekte, dhe është e turpshme është e rëndë kur mafia e gjallë përdorin mediat për të intoksikuar hapësirën mediatike. Jalën e ka servirur si çifligun e tij më pas deklarohet që e ka përcaktuar kjo qeveri, deri këtu nuk mund të shkojë se është e dhimbshme për qytetarin shqiptarë. Është shumë e dhimbshme që qytetari shqiptar të mbushet me mashtrime të tilla të dirigjuara nga kryetari i opozitës. E ka pasur së bashku me Edilin Edi Rama, Jalën. Edi Rama ka qenë aksioner me mbi 40 për qind në Jalë. Sigurisht sepse po mos të kishte nuk frynte të gjitha mediat dhe e linte Edilin të vetmuar”, theksoi kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë bëri me dije se qeveria është shumë transparente, dhe se këto janë probleme tërësisht të Bankës.