E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Referendum nëse opozita nuk voton 3 ligjet

berisha ne elbasanKryeministri, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Duke ju referuar 9 majit, Ditës së Evropës, kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët kanë luftuar shumë për vokacionin perëndimor.
Deklarata
Kjo ditë është një ditë e madhe për mbarë Evropën. Kjo është dita ku vendet anëtare të BE-së kremtojnë bashkërisht për të nderuar gjenitë që vendosën krijimin e tregut të përbashkët pastaj komunitetin evropian dhe sot Bashkimin Evropian. Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për të ruajtur vokacionin e tyre perëndimor dhe sakrifica e tyre ka qenë frymëzuese për rilindësit tanë. Ata ideuan modelin evropian të kombit duke u bazuar në vokacionin e shqiptarëve, tha kryeministri Berisha.
Statusi
Duke ju përgjigjur pyetjeve të studentëve, kreu i qeverisë akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se bllokoi statusin e vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet e kërkuara nga Brukseli. Problemi i statusit, edhe ai kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare ti japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje. Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Ishte arritur ujdi e plotë. Askujt nuk mund ti shkonte mendja se këto tre ligje që prisnin prej disa muajsh në parlament dhe për të cilat ishte arritur konsensusi. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat, u shpreh kreu i qeverisë. Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Berisha konfirmoi mbajtjen e referendumit për tre ligjet nëse opozita nuk do ti votojë ato. Ne kemi deklaruar se do thërrasim referendumin në një rast ekstremi por nëse opozita vendos t`i votojë ne jemi të gatshëm ti votojmë këto 3 ligje që nesër, deklaroi kreyministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›