E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sulmet e PD-së ndaj Kokëdhimës, për të përbaltur atë

Lista e PD një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve
ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka sjellë një risi të re në komunikimin e tij me median. Pasditen e djeshme, kreu i PS-së i shoqëruar edhe nga një grup gazetarësh ka udhëtuar me autobus nga Tirana në Durrës, ndërkohë që i gjithë udhëtimi është transmetuar live nëpërmjet IPAD-it në disa prej mediave televizive. Gjatë gjithë udhëtimit, Rama u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për disa prej çështjeve më të nxehta të politikës në vend. Ndërkohë që gjatë vizitës së tij në Durrës, Rama ka prezantuar kandidatët e PS-së për këtë qark.
Listat
I pyetur për listat e kandidatëve të PD-së, Rama i quajti ato si një listë e hartuar në këndvështrim përbuzës për votuesit e PD-së. Listën e Partisë Demokratike, ai e cilësoi një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohrave. Është një listë spektakolare për ngas shprehja e të mbyturit për tu kapur pas fijes së barit. Është një listë në këndvështrimin përbuzës për elektoratin e PD-së, ata të cilët janë të prirur të votojnë, dhe me këtë listë trajtohen si mish për top. Pa llogaritur faktin që vijnë edhe mesazhe të natyrës, mos na ngacmoni se aty na keni pas 23 qershorit, tha Rama. Ndërsa pyetjes së drejtuar për sa i përket sulmeve të përfaqësuesve të PD-së, ndaj kandidatit të PS-së në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, Rama tha se ky është një sulm i hershëm i kësaj force kundrejt Kokëdhimës. E vërteta është se sulmet e Saliut ndaj botuesit të gazetës Shekulli janë shumë të hershme, kjo lidhet me domosdoshmërinë e makinerisë propagandistike të PD-së për të përbaltur, deklaroi Edi Rama.
Prezantimi
Gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në Durrës, kreu i PS-së, Rama e cilësoi kandidatët e PS-së si njerëz të zakonshëm të cilët do të rilindin Durrësin. Sot jam krenar që kam ardhur këtu me skuadrën për rilindjen e Durrësit. Ata përfaqësojnë nevojën për të shkuar përpara, ëndrrat dhe shpresat e njerëzve të zakonshëm për tu zgjuar me shpresën se do kenë një punë dhe se do kenë të sigurt të ardhmen e fëmijëve. PS do rilindë Durrësin. Kjo skuadër do i sjellë PS fitoren më 23 qershor, tha Rama.

PD: Rama i ka fal Kokëdhimës 1.2 milionë dollarë taksa
Partia Demokratike nëpërmjet deputetit, Gerti Bogdani akuzoi kandidatin për deputet të PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima se nuk ka paguar asnjëherë taksa gjatë kohës kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie për 11 vite me radhë kandidati i PS-së për deputet në Vlorë, Koço Kokëdhima operonte në Tiranë me 14 kompani duke bërë evazion fiskal. Gjatë kësaj periudhe Rama i ka falur Kokëdhimës rreth 1,2 milion dollarë, duke mos i marrë taksat. Kjo është arsyeja që Kokëdhima kërkon rritjen e taksave për gjithë bizneset e tjera. Këtë herë ai e ka menduar më hollë, nuk do të rrijë me thesin hapur në paradhomën e zotit Rama, siç bëri 11 vite në Bashki, por do detyrojë me ligj të gjithë biznesmenët e tjerë shqiptarë të mbushin thesin e tij të hapur, me dëshirë, pa zhurmë. Kjo është politika e Edi Ramës për taksat, ai kërkon të rrisë taksat për të mos ia mbledhur kurrë ato Koço Kokëdhimës, deklaroi deputeti demokrat, Gerti Bogdani.

Rama falënderon deputetët e larguar, harron” kritikët
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është rikthyer edhe një herë çështjes së listës së kandidatëve për deputet të PS-së. Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Tëitter, Rama shpreh falënderimin e tij për deputetët që nuk janë pjesë e listës së PS-së. Por ky falënderim i Ramës nuk ka shkuar të gjithë deputetët, Rama ka anashkaluar në shkrimin e tij, deputetin Arben Malaj, Marko Bello, Ilir Gjoni dhe Shegushe Ligori. Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Ethem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa Individë me personalitet dhe kontribute në PS të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund tu kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok: Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falenderoj sepse tregojnë që sjanë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh, shkruan Rama. Në vijim të shkrimit të tij, kreu i PS-së shpreh falënderimin e tij për gjithë grupin parlamentar për kontributin e dhënë gjatë viteve të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›