E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes mos përplasesh me ariun! (VIDEO)

Ariu në rrugët e Los Axhelosit

Një banor i Los Axhelosit në SHBA ka pasur një takim të pazakontë, pasi ishte ballë për ballë me një ari, në mes të ditës, gjatë kohës që po ecte në rrugë.

Kjo është filmuar nga një helikopter i televizionit KTLA, që ndoqi rrugëtimin e kafshës 200 kilogramshe që po kërkonte ushqim në rrugët e qytetit.

http://www.youtube.com/watch?v=KMh10A31464

Ai po ecte në rrugë dhe nuk e pa ariun sepse ishte duke shkruar një mesazh në telefon. Kur ngriti kokën, pa se përballë po i vinte një kafshë gjigante dhe menjëherë ndryshoi drejtimin e rrugës.

Fatmirësish ariu nuk i vërsul. Pas kësaj, shërbimi veterinar e ka vënë në gjumë ariun dhe më pas e ka larguar nga rruga. Autoritetet besojnë se ai është i njëjti ari që një muaj më parë hyri në një shtëpi dhe mori nga frigoriferi disa qofte të ngrira.

Në prononcimin për televizionin, personi që shpëtoi fatmirësisht nga ariu, u shpreh se po i dërgonte mesazh shefit për ti thënë se do vonohej për në punë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›