E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi i ri rrugor, gjobat rriten 4-fish, PS kundër

TIRANË-  Komisioni i Ligjeve ka vazhduar ditën e sotme diskutimet në lidhje me kodin rrugor , i cili u miratua në parim nga të dyja palët.

Mëgjithatë cështja e gjobave që sipas projekligjit të ri parashikon një rritje prej 4-fish, ka shkaktuar debat mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ky projekligj i cili kërkon 3/5 e votave u diskutua sot edhe ne Komisioni Paralmentar të Veprimtarive Prodhuese, ku është dëgjuar opinioni i grupeve të interesit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kërkuar që gjobat e parashikuara për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të jenë fikse. Gjithashtu, ata kanë kërkuar që gjoba të vendosen edhe për këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Deputetët e opozitës kërkuan që miratimi i kodit rrugor, që pritet të bëhet në parlament brenda datës 1 dhjetorit të shtyhet, me qëllim që ti jepet më shumë kohë shqyrtimit të tij
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›