Olli Pranga dy policeve kontrollore per korrupsion e falsifikim vulash
Dy kontrollorë të pikave të kalimit kufitar në Kakavijë e Durrës, si edhe shoferi i një linjë të autobusëve Tiranë-Athinë, janë arrestuar pasi dyshohet se në këmbim të parave regjistronin kthime false të shtetasve shqiptarë nga vëndet fqinje, për të shmangur përllogaritjen e qëndrimti të tyre në zonën Shengen.
Me anë të një deklarate të Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, u bë e ditur arrestimi i oficerëve Mustafa Meta, e Rudi Gaxhajt si dhe shoferit Nertil Sula.
Po sipas zëdhënësit të arrestuarve u janë konstatuar prova të mjaftueshme se, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer elementë të figurës së krimit të “ Korrupsionit pasiv të kryer nga persona, që kryejnë funksione publike”, si edhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.