E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shalë, Balla: Berisha nuk heq dorë nga vjedhja e votave

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar kryeministrin se nuk heq dorë nga vjedhja e votave. Duke i’u referuar rastit më të fundit në Shalë, Balla ka shtrirë akuzat dhe drejt kreut të KQZ-së, Arben Ristani duke e cilësuar atë hajdut.

“Pasi dështoi me tentativat e tij për ti vjedhur zgjedhjet në komunën e Shalës me anë të manipulimeve dhe presionit shtypës nga të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara në këtë manipulim tani Saliu ka vendosur ë përdorë sërish Ristanin për të kryer grabitjen e radhës. Nuk mund të ketë numërim të ndershëm dhe të drejtë nga KQZ, në krye së cilës qëndron një bandit si Arben Ristani. Këtë e panë të gjithë shqiptarët dhe bashkë me ne edhe ndërkombëtarët”,- deklaroi deputeti socialist.

Balla nënvizoi se raporti i OSBE ODIHR për zgjedhjet e 8 majit konfirmoi akuzat e Partisë Socialiste, në adresë të KQZ, ndaj nuk mund të ketë rezultat të drejtë nga ky institucion sipas tij.

Nuk mund të ketë një rezultat të drejtë nga kjo KQZ që identifikohet nga raporti më i fundit për zgjedhjet i OSBE ODIHR si institucioni që shkatërroi zgjedhjet lokale të 8 majit. OSBE ODIHR ka kërkuar shprehimisht riformatimin e KQZ-së së Ristanit dhe Saliut, cka do të thotë se ky institucion nuk ka më asnjë lloj legjitimiteti dhe besueshmërie institucionale. Pas këtij dikrititimi nga arbitri ndërkombëtar i zgjedhjeve që konfirmoi të gjitha akuzat e e opozitës në adresë të KQZ ky institucion praktikisht ka pushuar së ekzistuari”,- deklaroi deputeti i PS-së, Taulant Balla.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet në Shalë, Balla: Berisha nuk heq dorë nga vjedhja e votave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›