E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rezolutë të përbashkët për BE, Ruçi: Miratoni dokumentin tonë

TIRANË- Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë kryeministri i vendit Sali Berisha ripërsëriti thirrjen ndaj opozitës për bashkëpunim për hartimin e një rezolutë integrimi. Sipas kreut të qeverisë ky ishte dhe qëllimi i vizitës së shefave të diplomacisë greke dhe italiane.

“Unë jam këtu për ti bërë thirrje opozitës, që së bashku të hartojmë një rezolutë, ku ne të shprehim zotimet tona dhe axhendën tonë për procesin e integrimit, unë pavarësisht nga skepticizmi besoj se opozita qëndrimet e veta nuk i përcakton për për hir të qeverisë, por i bazon dhe duhet ti bazojë në programin e saj si forcë politike, por edhe në funksion të qëllimeve të saj”,- theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë i’u drejtua deputetëve opozitarë duke i kërkuar që të provojnë nëse deklaratat e tyre se për angazhim në cështjen e integrimit europian të vendit janë të vërteta apo thjesht bllofi i rradhës.

“Deklarat e juaja duhet të faktojnë se do punojmë për integrimin janë të vëreteta dhe reale apo bllof i rradhës, prej së cilës kërkohet vetëm një gjë, të blihet në kohë, që ti hidhet hi syve të shiptarëve se ne po themi se do votojmë dhe nuk do votojmë”,- deklaroi Berisha.

Kryeminsitri theksoi qëndrimin e tij se sa kohë  të jetë në drejtimin e qeverisë që ai mban do jetë i hapur për bashkëpunim, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojë kushte nga opozia.

“Sa te jem në qeveri nuk do keni kushte, por përpjekjet për të vendos kushte janë të pa sukseshme. Doni të bashkëpunojmë, jeni të mirëpritur. Cdo ligj shqyrtojeni”,- tha Berisha.

“Ju ftoj të sillni kandidaturën për avokatin e populit, dhe të mos bëni idhnakun me qëllime të caktuara”,- nënvizoi kryeministri Berisha.

Në replikë Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi i bën thirrje kryemistrit “të tërhiqet nga uzurpimi i parlamentit” dhe të miratojë rezolutën për integrimin e BE-së që opozita dorëzoi në Parlament në fund të vitit të kaluar.

Duke iu referuar vizitës së dy ministrave të Jashtëm, Fratini e Lambrinidis, të dërguar nga Brukseli, Ruci tha se “Miqtë nuk erdhën në Tiranë për të zgjedhur Avokatin e Popullit, por për probleme më thelbësore. Prandaj nëse vërtet i besoni kësaj vizite, seriozietit të Brukselit dhe të dy të dërguarve, atëherë hajde të miratojmë rezolutën që ka dorëzuar opozita. E keni aty ( në parlament) që më 30 dhjetor.. Keni impelemtimin e 12 pikave të kërkuara nga KE”- tha Ruçi.

Sipas tij “Opozita nuk është garniturë e pushtetit, t'i hedhë hi syve të Brukselit. “Të kthehet parlamentarizmi në vend.Të kthehet pavarësia e institucioneve. Të merren masa për krizën ekonomik”- nënvizoi kreu i grupit socialist. “Jemi këtu për të siguruar standarde europiane që Shqipëria të meritojë ftesën për në BE, dhe nuk është këtu për të bërë shurdhin as memecin.”- tha Ruçi- duke shtuar se "Berisha nuk do kenë asnjë hapësirë për të kompromentuar opozitën”

Më pas ka ardhur dhe replika tjetër e kryeministrit Berisha i cili ka theksuar ai kërkoi nga opozita që të nisë hapi i parë i cili është kërkuar edhe nga dy ministrat e jashtëm të BE-së. “Unë kërkova dy tre gjëra që u shpallën publikisht, por kjo duhet të nisë me hapin e parë. Urdhëroni të hedhim hapat e para dhe unë nuk them që ky është procesi përfundimtar. Brenda javws sw ardhshme sillni kandidatin pwr Avokatin e Popullit. “Këto janë detyrime që ju i përmbushni në funksion të ushtrimit të pushtetit që ju kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë” tha Berisha
(e.m/s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›