Vlorë, gjendet gjysmë i groposur, ADN do ndihmojë identifikimin
VLORE- Ende nuk është identifikuar trupi i pajetë i të riut i cili u gjet dje i ekzekutuar me armë dhe varrosur diku në periferi të fshatit Tragjas, të Vlorës. I riu u gjet i varrosur pak centimetra nën tokë, në masiv me bimësi, 11 km larg qytetit.
Viktima u gjet dje rreth orës 07:00 të ditës së djeshme nga disa çobanë që kullosnin bagëtitë në atë zonë, (nga era e gjymtyrëve të lëna mbi tokë), të cilët kanë njoftuar dhe policinë.
Tupi është transportuar dje në Tranë dhe po kryhet ekspertiza për ta identifikuar si dhe për të përcaktuar mënyrën e vdekjes së tij. Sipas ekspertëve ng këqyrja paraprake e kufomës, nisur nga shkalla e dekompozimit, krimi duhet të ketë ndodhur rreth 15 ditë më parë. Viktima ka qenë i varrosur me pak dhe sipër, ku gjatë dekompozimit, është nxjerrë nga kafshë apo shpendë. I është gjetur një rrip plastik në qafë. Dyshohet se është ekzekutuar dhe varrosur për të fshehur gjurmë.
Fillimisht u duk se kufoma ishte e seksit femër, por më pas u konfirmua se ishte e seksit mashkull dhe me një moshë rreth 25 vjeç. Pas provave në vendin e ngjarjes, kufoma u dërgua në morgun e Vlorës, e po dje për identifikim, u nis për identifikim në laborator në Tiranë. Disa familje(tri deri në orët e vona të ditës së hënë) të cilat kanë të afërm të zhdukur janë interesuar menjëherë për identitetin e kufomës si dhe kanë vënë në dispozicion materiale që mund të bëhet krahasimi i ADN apo i dhëmbëve. Gazeta Shqiptare shkruan sot se dyshimet bien mbi një të ri(M.B. 15-vjeç) zhdukur para 2 muajsh, një 25-vjeçari që mendohej i mbytur në det dhe një tjetër nga një fshat i Vlorës që kërkohet prej disa ditësh.
(s.g/balkanWeb)