Berisha: Ripërtëriva PD-në, por s’ka të humbur
“Të ikurit nga gara, kontribute të tjera në PD”
“Deputetët u votuan, s’ka zemërthyer”
Lideri i PD-së, Sali Berisha, qetëson të humburit e garës për Këshillin e ri Kombëtar, duke u premtuar angazhime të reja në këtë parti. Kreu demokrat përmes një konference dhënë mbrëmë për shtyp, vlerësoi listën e re të organit qendror të PD-së, ndërsa siguroi të ikurit se sërish ata e kanë vendin në PD. Berisha falënderoi të gjithë ata që garuan duke u kërkuar falje atyre që nuk mundën të ishin në listën prej 400 emrave konkurrentë. Sipas tij, s’ka asnjë moment për të qenë zemërthyer. “I falënderoj të gjithë garuesit dhe u kërkoj falje atyre që nuk mundën të ishin në garë, pasi e meritonin që të ishin. Por burokracitë janë të tilla. I siguroj se kontributet e tyre nuk kanë shteruar në Partinë Demokratike”, - deklaroi z. Berisha. Berisha u ndal tek ripërtëritja e partisë në pushtet, duke vënë në dukje se një pjesë e grupit parlamentar të PD-së nuk ka qenë pjesë e listës së mëparshme të Këshillit Kombëtar. Lideri Berisha vuri në dukje se ka respektin më të madh për kontributet e gjithsecilit, ndaj nuk ka asnjë moment për të qenë zemërthyer. “Shpreh respektin tim për pjesëmarrjen e gjithsecilit. Disa prej deputetëve aktualë nuk kanë qenë pjesë e Këshillit Kombëtar, tani janë, sepse u votuan”, - u shpreh z. Sali Berisha. Komentet për zgjedhjet brenda PD-së, Kryeministri Sali Berisha i bëri pasi u ndal në vizitën treditore në Kopenhagen, ku mori pjesë në Samitin e Klimës në Danimarkë. Ai tha se kthehej me një premtim të shkëlqyer, duke iu referuar pohimit të Obamës. Berisha vlerësoi si arritje marrëveshjen e samitit për të arritur uljen me dy gradë Celsius të ngrohjes globale dhe premtoi se “qeveria shqiptare do të mbështesë përpjekjen globale për frenimin e ngrohjes dhe pasojave të ndryshimit të klimës”. Më tej, Berisha tha se në kuadrin e samitit, arriti të realizonte një numër takimesh me kryetarë shtetesh e qeverish të shumë vendeve nga Evropa dhe kontinente të tjera. Kryeministri u përqendrua në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama. “Jemi në pritje të një ngjarjeje të shënuar, vizitës suaj në Shqipëri”, - rikujtoi Berisha ftesën që i bëri Obamës dhe citoi përgjigjen e tij: “Do të bëhet”. Kryeministri Sali Berisha theksoi më tej se ka kryer një “lobim intensiv” për pavarësinë e Kosovës, gjatë samitit të klimës në Kopenhagen. Berisha vuri në dukje: “Ka qenë një lobim intensiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në 40 orë qëndrimi kam takuar dhjetëra kryeministra dhe presidentë të vendeve që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ky ka qenë lobimi im më intensiv që kam bërë ndonjëherë, pasi kushtet ishin vërtet të veçanta”. Berisha pohoi për mediat: “Krahasuar me shtatorin e kaluar, në të gjitha takimet e mia kam gjetur një vetëdije shumë më të lartë për domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës si kontribut real për paqen dhe stabilitet rajonal. Në këto takime të gjithë më kanë premtuar se do të shqyrtojnë me përparësi dosjen e Kosovës. Një pjesë e mirë e tyre më kanë dhënë fjalën se do ta njohin pavarësinë. Pati edhe nga ata që më deklaruan se po presin vendimin e Gjykatës së Hagës. Për mua, Kosova ishte një çështje jashtëzakonisht madhore, pasi samiti të krijonte mundësi të papërsëritshme për të lobuar”.
Këshilli Kombëtar i vitit 2005
1. Sali Berisha
2. Agron Hazisllari
3. Agron Musaraj
4. Agron Shara
5. Albana Vokshi
6. Aldo Bumçi
7. Aleksandër Biberaj
8. Arben Imami
9. Antoneta Malaj
10. Arben Xhiku
11. Arben Qirjako
12. Ardian Kollozi
13. Arenca Trashani
14. Armand Teliti
15. Arqile Gorea
16. Arta Sakja
17. Asllan Noka
18. Astrit Patozi
19. Astrit Bushati
20. Aurel Bylykbashi
21. Azgan Haklaj
22. Bardh Rica
23. Bardhyl Londo
24. Bardhyl Peka
25. Besnik Mustafaj
26. Bexhet Çobani
27. Blerim Çela
28. Bislim Ahmetaj
29. Bujar Nishani
30. Bujar Leskaj
31. Dorotea Konomi
32. Edi Paloka
33. Edmir Kapidani
34. Edmond Spaho
35. Edmond Gjoka
36. Eduard Selami
37. Elsa Meksi
38. Engjëll Hysenbegasi
39. Engjëll Cara
40. Eris Hoxha
41. Fahri Balliu
42. Fatbardh Kadilli
43. Fatos Beja
44. Ferdinand Poni
45. Ferdinand Murati
46. Ferit Hoti
47. Flamur Noka
48. Flamur Shehu
49. Florian Mima
50. Flutura Hasko
51. Fredi Olli
52. Genc Ruli
53. Genc Juka
54. Genti Strazimiri
55. Gjergj Lezhja
56. Gjergj Oroshi
57. Gjovalin Veshti
58. Halit Shamata
59. Hasan Halili
60. Hasan Halili (Kukës)
61. Hekuran Hoxhalli
62. Ibsen Elezi
63. Ilda Lubonja
64. Ilir Bano
65. Ilir Krosi
66. Ilir Rusmali
67. Jemin Gjana
68. Jozefina Topalli
69. Justina Boriçi
70. Kolec Topalli
71. Kujtim Harshova
72. Leonard Demi
73. Liri Dibra
74. Lorenc Luka
75. Luan Malltezi
76. Luan Skuqi
77. Luigj Gjoka
78. Luigj Isufi
79. Lulëzim Basha
80. Majlinda Bregu
81. Maksim Cikuli
82. Margarita Qirko
83. Marieta Zaçe
84. Mevlan Xhindoli
85. Migena Reçi
86. Milika Jaho
87. Mimoza Hasekiu
88. Mitro Çela
89. Mujë Buçpapaj
90. Myqerem Tafaj
91. Naim Gazidede
92. Natasha Shehu
93. Nermin Basha
94. Nestor Tereska
95. Nezir Rizvani
96. Niko Dudo
97. Omer Stringa
98. Osman Metalla
99. Pal Dajçi
100. Pashk Gjoka
101. Preç Zogaj
102. Refik Rugia
103. Rexhep Uka
104. Ridvan Bode
105. Rahim Kaleci
106. Roland Bejko
107. Sali Shehu
108. Selami Xhepa
109. Shaban Memia
110. Shkëlqim Hoxha
111. Shkëlqim Hysaj
112. Skënder Lleshi
113. Sokol Olldashi
114. Suzana Panariti
115. Teuta Kalemi
116. Uran Butka
117. Valbona Qehaja
118. Veli Rada
119. Voltana Ademi
120. Ylber Vata
121. Ylli Pango
122. Ylli Asllani
123. Ylli Pirro
124. Xhelal Mziu
125. Zana Turku