E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestro 300 kg hashashi në Durrës, ndalohet poseduesi

Kapen 300 kg drogë në port. Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 300 kg hashashi, maskuar në brendësi të një kamioni me destinacion Italinë.
 

Sekuestrimi drogës u bë në portin e Durrësit dhe sipas të dhënave të para automjeti në të cilin u gjet droga është me targa italiane.
 

Ndërkaq policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje për të hedhur dritë rreth këtij trafiku të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›