E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme Keqardhje per ngjarjet ne veri te Kosoves

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë shprehu sot shqetësim për ngjarjet në veri të Kosovës, ku një polic humbi jetën dhe shumë të tjerë u plagosen, si rrjedhojë e dhunës së ushtruar, teksa qeveria e Kosovës po shtrinte sovrantitetin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në qëndrimin e saj zyrtar, publikuar në faqen në internet të dikasterit të kryesuar nga Edmond Haxhinasto, thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e ushtruar.

“Republika e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan”.

Me tej ne këtë qëndrim të Tiranës zyrtare vlerësohet si e domosdoshme që “zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të “Strategjisë për Veriun” të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qendror e lokal në veri të Kosovës. Ministria e Jashtme e Shqipërisë vlerëson se zgjidhja e problemeve të mbetura mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duhet bërë nëpërmjet procesit të dialogut dhe ndërsa e konsideron thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-së, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›