Fullani: Ekonomia rritje të ngadaltë, nuk ndryshojmë normën e interesit
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani gjatë një konference shtypi prezantoi analizën 6 mujore të ecurisë ekonomike për vitin 2011.
Fullani tha se norma e interesit nuk do të ndryshojë, ndërsa u shpreh se inflacioni i lartë ka pasur ndikim frenues në ekonomi, “por këto kanë qënë presione të kontrollura”, sic tha ai.
Guvernatori u shpreh më tej se rritja ekonomike në këtë 6 mujor ka qënë e ngadaltë, ndërsa stabiliteti financiar ka qenë i qëndrueshëm.
“PBB-ja ka shënuar rritje. Ekonomia pësoi 3,4 % rritje në 3 mujorin e parë të vitit. BSH gjykon se aktiviteti ekonomik ka shënuar një rritje të ngadaltë edhe në 3 mujorin e dytë. Ecuria e cmimeve të konsumit ka qënë nën një presion të rritjes së cmimeve”, tha Fullani.
Sipas tij presionet inflacioniste janë të kontrolluara, edhe pse përmendi rastin e rritjes së akcizës për disa produkte, që I dha ndikim rritjes së inflacionit.
“Rritja e akcizës për disa produkte ka patur ndikim rritës në inflacion, por kjo është më e vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë 2 tremujorëve rritja e mbështetur nga sektoret e shërbimeve, tregti hoteleri dhe reastorante. Rritja e ekonomisë në këtë 6 mujor, është mbështetur tek prodhimet e industrisë dhe tek ai i shërbimeve.
“Gjatë 2 tremujorëve rritja është mbështetur nga sektoret e shërbimeve, tregti, hoteleri dhe reastorante si dhe nga sektori i prodhimit të industrisë
Ai i bëri thirrje gjithashtu konsumatorëve shqiptarë të rrisin konsumin për një zhvillim të qëndrueshëm për një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)