E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Rritja ekonomike 9.9%, Ministria e Financës të korrigjojë shifrën”

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Në mbledhjen e Komisionit për Planifikimin e Strategjive, kryeministri Berisha dhe ministri Bode nuk kanë rënë dakord për shifrat reale të rritjes ekonomike vjetore. Kreu i qeverisë, pasi ka përshëndetur nga afër stafin e tij dhe një pjesë të ministrave, i ka uruar ata për Vitin e Ri me një batutë elektorale, duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri me fitore në zgjedhjet e 2009-ës !”. Më pas Kryeministri është shprehur se shifra reale është ajo e publikuar nga INSTAT, ndërkohë që Bode theksoi se shifra e Institutit të Statistikave i përket tremujorit dhe nuk korrespondon me shifrën vjetore. Ministri i Financave: “Rritja ekonomike vjetore është 6-7%, kjo sipas statistikave, zoti Kryeministër”. Ndërsa i është përgjigjur Kreu i Ekzekutivit duke thënë: “Jo, jo, nuk është kjo shifra, zoti ministër, ka arritur në 9.9%. Ekipi i Ministrisë së Financës është në konflikt interesi me shifrat që na paraqet, shifra joreale, në kundërshtim me politikat e Qeverisë. Unë jam për vazhdimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve”, - ka nënvizuar Berisha. Shifrat për rritjen ekonomike të vendit kanë bërë që kryeministri Berisha të përfshihet në një debat me ministrin e Financave. Në mbledhjen e radhës të Komisionit për Planifikimin e Strategjive, Berisha dhe Bode nuk kanë rënë dakord në lidhje më shifrën e rritjes ekonomike. Sipas ministrit Bode, rritja ekonomike vjetore ka qenë në shifrën 6-7 %. Ky afirmin është kundërshtuar nga Kryeministri, i cili është shprehur se kjo shifër bie në kundërshtim me atë të shpallur nga Instituti i Statistikave, që ka deklaruar se rritja ekomomike ka qenë në nivelin 9.9%. Berisha i ka tërhequr vëmendjen Bodes se Ministria e tij ka konflikt interesi me shifrat reale të certifikuara nga FMN-ja. Ministri i Financave ka hedhur poshtë gjithçka, duke thënë se shifrat e publikuara nga INSTAT i përkasin një periudhe tremujore dhe nuk janë shifrat vjetore të rritjes ekonomike. Kryeministri deklaroi më tej se “rritja e investimeve, e rrogave dhe pensioneve dhe ulja e taksave është trinomi më i shkëlqyer që Shqipëria të mos përfshihet nga kriza ekonomike botërore. Është fat i madh që ne nuk jemi prekur realisht nga kriza dhe kjo sepse ekonomia jonë nuk ka pasur një komponent të fuqishëm financiar, pasi ajo ka qenë 70 për qind ekonomi reale dhe 30 për qind financiare. Por recesioni botëror na imponon që dhe ne të ndjekim disa trende. Për sa i përeket deficitit të tregohemi të kujdesshëm. Nuk them që të mos shkojmë drejt uljes së tij, por drejt një uljeje shumë të moderuar, sepse është një situatë e re. Nëse do të shikojmë ekonomitë botërore, Japonia për këtë vit paraqiti buxhetin më gjigant duke rritur qartësisht deficitin”, - tha Berisha. Duke iu referuar masave antikrizë që po ndërmerr qeveria, Kryeministri u shpreh se "jemi në rrugë të shkëlqyer me uljen e taksave, kemi politikën e rritjes së rrogave më të mirë se kushdo tjetër dhe investimet në 32 për qind të buxhetit". Kryeministri siguroi se shqiptarët do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh për sa kohë që do të jetë kjo qeveri.

Urimi
Kreu i Qeverisë, pasi ka përshëndetur nga afër stafin e tij dhe një pjesë të ministrave, i ka uruar ata për Vitin e Ri me një batutë elektorale duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri me fitore në zgjedhjet e 2009-ës !”.

Berisha
“Shifra, zoti ministër, ka arritur në 9.9%. Ekipi i Ministrisë po na paraqet shifra joreale në kundërshtim me politikat e Qeverisë”

Bode
“Rritja ekonomike vjetore është 6-7%, kjo sipas statistikave, zoti Kryeministër”
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›