“Ish-pronarët, qarqet përgjegjës për djegien e fondit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Unë them që ky është një proces, i cili do të vazhdojë për dekada, për qindra vjet dhe është një proces i dështuar, në qoftë se ne mbetemi thjesht në këtë proces. Unë mendoj që kjo është një çështje që nuk do ta zgjidhë një mandat apo dy mandate”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, shprehet mosbesues për zgjidhjen e problemit të pronave, ndërsa fajëson këshillat e qarqeve për djegien e fondit prej 5 milionë eurosh, të vëna një vit më parë në dispozicion të kësaj shtrese. Republikani Madhi pohon, gjithashtu, se është shumë e vështirë që ky problem të marrë zgjidhje. Madje, sipas tij, as një mandat tjetër 4-vjeçar nuk do të jetë i mjaftueshëm që ish-pronarët të kompensohen. Kreu i republikanëve ka kritikuar ndërkohë tonet e ashpra të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” lidhur me këtë problem. Gjatë janarit, rreth 11 milionë euro do të shpërndahen për ish-pronarët, ndërkohë që këta të fundit kanë deklaruar dy ditë më parë se fatura e vonesës 3.5-vjeçare do të jetë vota kundër qeverisë aktuale.
Qëndrimi
“Kompensimi i ish-pronarëve është një çështje që nuk do të zgjidhet as me një mandat të dytë të mazhorancës”, - tha dje republikani Arjan Madhi. Ndonëse kritikon tonet e ashpra të shoqatës "Pronësi me drejtësi", deklaron se, nëse vazhdohet me këto ritme, ky proces do të përfundojë pas disa shekujsh. “Unë them që ky është një proces, i cili do të vazhdojë për dekada, për qindra vjet dhe është një proces i dështuar, në qoftë se ne mbetemi thjesht në këtë proces. Unë mendoj që kjo është një çështje që nuk do ta zgjidhë një mandat apo dy mandate”, - deklaroi Arjan Madhi. Sipas tij, djegia e fondit prej 5 milionë eurosh e destinuar për këtë kategori, ka ardhur nga këshillat e qarqeve, të cilët kanë penguar Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të realizojë listat e dëmshpërblimit. “Është një çështje rutine administrative, është një çështje që është penguar nga strukturat e qarqeve, por që lumturisht, kjo është një çështje në zgjidhje. Nuk mendoj që gjendet rruga e përshtatshme, por gjithmonë vetëm godet. Mund të godasësh, mund të heqësh çdo shpresë, por e kam të vështirë të besoj që do të kishte një forcë tjetër politike që do të garantonte një proces brenda mundësive të kthimit dhe kompensimit të pronave”, - vijoi Madhi. Deklarata e tij vjen një ditë pas qëndrimit të ashpër të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, kreu i së cilës ka pohuar se mazhoranca do të penalizohet në zgjedhje. Anëtari i kryesisë së shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi, ka deklaruar se ngërçi i kompensimit të pronarëve legjitimë është një sëmundje e trashëguar që rrotullohet brenda dy partive, asaj Demokratike dhe Socialiste. “Kuptohet se, përderisa jemi në një vit elektoral, edhe pronarët duhet të bëjnë një bilanc të mënyrës së qeverisjes gjatë këtij mandati që është duke mbaruar. Në raport me atë bilanc, gjithsecili duhet të dijë që të orientojë votën e tij, por kam frikë se vota nuk do të jetë në favor të koalicionit qeverisës”, - shprehet Vorpsi gjatë intervistës. Një tjetër arsye që shqetëson pronarët legjitimë, është se qeveria nuk ka truall të mjaftueshëm për të kompensuar edhe në mënyrë fizike pronarët. “Shifra prej 27 mijë hektarësh, që deklarohet se qeveria i disponon për kthimin dhe kompensimin e pronave, është një vrimë në ujë në raport me detyrimin që ka shteti shqiptar kundrejt pronarëve. Sipas atyre vendimeve, janë mbi 80 milionë metra katrorë truall që duhet të kompensohen”,- ka theksuar Vorpsi.
Të dhënat
500 milionë lekë janë parashikuar në buxhetin e vitit 2008 për kompensimin financiar të ish-pronarëve
600 milionë lekë janë parashikuar në buxhetin e vitit 2009 për kompensimin financiar të ish-pronarëve
27 mijë hektarë, shifra e deklaruar nga Qeveria që do të përdoret për kthimin dhe kompensimin e pronave
80 milionë katrorë truall që duhet të kompesohen, sipas ish-pronarëve
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009