LSI përsërit ftesën për bashkëpunim me PS-në
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk tërhiqet nga ftesa e saj për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Një ditë pas deklaratës së sekretarit për Çëshjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, për përjashtimin e negociatave parazgjedhore, LSI ka përsëritur qëndrimin e saj për bashkëpunim. “Dëshiroj të theksoj që hapësirat për dialog, në funksion të bashkëpunimit që mundëson maksimalizimin e votës së opozitës, janë gjithnjë të pranishme”, - tha dhe sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Luan Rama. Por sipas tij, ajo çfarë ka munguar lidhet me mungesën e vullnetit politik të drejtuesve të Partisë Socialiste, të cilët, të tërhequr në bashkëpunim, për arsye joparimore dhe jo në interes të vendit dhe të opozitës, janë bërë deri tani pengesë për të realizuar bashkëpunimin. “Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet konstante në angazhimin e vet, për bashkëpunim parimor dhe në të mirë të realizmit të zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike dhe evropiane dhe që të mundësojnë realisht administrimin dhe leximin e votës ashtu siç e japin qytetarët shqiptarë. Pra, pengesa asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë tek LSI-ja”, - theksoi ai. Dy ditë më parë, Kastriot Islami pohoi se Kodi i ri Elektoral, i miratuar vetëm pak kohë më parë do të masë pulsin e secilit subjekt politik. Sipas tij, duhet të shmangen negociatat parazgjedhore, ndërsa shtoi se kodi i ri nuk do të lejojë ripërsëritjen e skenarit të 2005-ës, ku e majta humbi zgjedhjet, si pasojë e përçarjeve brenda saj. “Të shmangim maksimalisht tavolinat e negociatave paraelektorale. Fakti që ato kanë qenë të ndara nëpërmjet këtij sistemi eleminohet në mënyrë të konsiderueshme, nuk eleminohet krejtësisht, por efekti i paraqitjes bashkë apo jo, apo në koalicion të përbërë, ka efekte jo aq të mëdha sa në sistemin e mëparshëm”, - u shpreh ai.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009