Krimet e Rënda, jepet pretenca për 2 të akuzuar për vrasje
Autori i Lajmit: red.
Vranë më 1999, prokuroria kërkon burgim përjetë për të dyshuarit. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se është dhënë pretenca nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepaj, të akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të policisë të komisariatit të Krujës në vitin 1999. Sipas të njëjtave burme, mësohet se përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepaj të akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të policisë së komisariatit të Krujës në vitin 1999. Gjithashtu, akuza ka kërkuar 20 vjet burg për bashkëpunëtorin e tyre, Shefqet Seferi. Ndërkaq, pretenca për Dritan Rexhepaj është dhënë në mungesë, për shkak se aktualisht ndodhet i burgosur në burgjet italiane. Mbi Dritan Rexhepaj rëndojnë një sërë akuzash të tjera. Ky shtetas është i dyshuar edhe për kryerjen e disa krimeve të tjera të rënda në Shqipëri. Kurse nga drejtësia italiane ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe vrasjes së mbetur në tentativë.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009