E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rritja ekonomike do te vazhdoje dhe me 2010

Kryeministri Sali Berisha ishte mbreme i pranishem ne inaugurimin e Qendren e re tregtare ABA, nje bashkepunim me grupin e njohur italian ne fushen e veshjeve dhe te pajisjeve shtepiake COIN. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe ambasadori italian ne Tirane Saba D'Elia, e po ashtu disa ministra si ai i Financave Bode, i Brendshem Basha, i Drejtesise, Nishani, i Transporteve Olldashi, i Bujqesise, Ruli, etj. Ne pershendetjen e tij, Berisha e konsideroi Qendren e re Tregtare dhe vendosjen ne Shqiperi te nje prej 10 kompanive me te medha te shitjes ne Europe, grupit COIN nje ngjarje te madhe per jeten e kryeqytetit dhe per tregun shqiptar ne teresi. "Inaugurimi i Qendres Tregtare te Tiranes dhe i kompanise COIN shenon nje investim te madh prej 65 milione euro, sikunder shenon gjithashtu nje punesim te konsiderueshem prej 400 punonjes ne te gjithe sektoret e saj," tha Kryeministri. Ai nenvizoi se inaugurimi i kesaj Qendre, si nje bashkepunim shqiptaro-italian i sektorit privat, eshte edhe nje zhvillim shume i mirepritur, ne sintoni te plote me marredheniet e shkelqyera politike dhe te gjithanshme qe ekzistojne midis dy vendeve, si dhe deshmi e vitalitetit, entuziazmit te ekonomise dhe sipermarrjes se lire ne Shqiperi.
Berisha tha se "ekonomia shqiptare, si pjese e ekonomise globale, nuk eshte se nuk i ndjeu pasojat, por u qendroi atyre ne nje menyre shume solide, u qendroi atyre, sepse reformat e shnderruan ate ne ekonomine me taksat me te uleta ne Europe, u qendroi atyre, sepse reformat bene qe kjo ekonomi te kete barren me te lehte administrative publike, te perballet me administraten me te vogel, u qendroi atyre, sepse politikat e qeverise jane thellesisht te orientuara nga tregu dhe nga investime te medha, qe te gjitha ne funksion te tregut, qe te gjitha ne ndihme te tregut". Sipas Berishes, jane keto arsye, te cilat bejne qe ne nje hark kohor tre mujor, ne Tirane, te zbresin kompani europiane dhe boterore dhe te tjera po kaq te medha po pergatiten per te celur se shpejti veprimtarine e tyre. "Ekonomia shqiptare eshte pjese e ekonomise globale, por ka filluar kete vit nje start shume te mbare", - theksoi kryeministri.
Me tej, Berisha citoi se Republika Popullore e Kines pati nje rritje te eksperteve prej 44 per qind kurse shtoi: "Dy muajt e ketij viti, Shqiperia ka pasur nje rritje eksportesh "Made in Albania" 100 per qind", duke theksuar se te dhenat jane shume inkurajuese. Ndja per kryeministrin, "eshte pikerisht kjo baze qe ben qe dallendyshet te vijne ne Tirane edhe ne mes te dimrit".
D'Elia: Forcohen lidhjet e dy vendeve
Ambasadori italian D'Elia vleresoi hapjen e kesaj qendre dhe prezencen e grupit COIN ne Shqiperi si nje moment tjeter te forcimit te metejshem te marredhenieve midis dy vendeve, vecanerisht ne fushen ekonomike. "Ky grup, - tha ambasadori D'Elia - ka punuar se bashku me miqte shqiptare prej muajsh te tere per te realizuar kete qender kaq te fuqishme dhe te rendesishme. Ambasadori italian tha se perurimi i qendres perkon edhe me nismen e re te ambasades italiane te titulluar "Itali dhe Shqiperia 2010, dy popuj, nje det, nje miqesi", qe do te marre udhe diten e diel, me 14 mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›