E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Projektligjet, ose pas 18 marsit protesta

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi mbremjen e djeshme nga qyteti i Korces, se nese propozimet e paraqitura nga grupit parlamentar socialist nuk do te miratohet ne Kuvend, do te nisin nje vale protestash. Ne vijim te turit te tij informues ne te gjithe Shqiperine, per arsyet e protestave, kryesocialisti ne ndalesen e radhes vleresoi se beteja e kutive eshte beteja per cilesine e demokracise, per cilesine e jetes. "Do te kete nje vale protestash pas 18 marsit, nese drafti i paraqitur nga grupi parlamentar i PS ne Parlament, nuk do te pranohet. Ne nuk i kemi trajtuar kutite si sende, pasi ato nuk jane thjesht kuti ku gjenden procesverbalet e votimit dhe fletevotimet, por jane kuti ku eshte deformuar vullneti i popullit dhe per pasoje, edhe demokracia ne Shqiperi", u shpreh kryesocialisti. Ai sqaroi se rruga qe po ndjekin, kane te bejne me nje beteje politike per t'u ndare nga e shkuara e zgjedhjeve te manipuluara. Kryetari i Partise Socialiste, shprehu bindjen se vendi do te shkoje drejt zgjidhjes, pasi transparenca e zgjedhjeve do t'i thote "ndal" ne te ardhmen manipulimit te tyre dhe do te sjelle stabilitet ne vend. I pyetur per takimet qe kane nisur ne baze, kryetari i Partise Demokratike dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim, Rama i ka vleresuar se "partia ne pushtet ka vendosur te beje nje levizje, qe eshte shprehje e deshperimit qe e ka kapur". Ndersa pyetjes per mospjesemarrjen e deputetit Ben Blushi, ne takimin e tij ne Qarkun e Korces, lideri i opozites nuk ka preferuar t'i jape nje pergjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›