Haxhinasto-Edwards Shtim te investimeve kanadeze

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje te derguarin e posacem te Kryeministrit te Kanadase z. Leonard Edwards i cili shoqerohej nga ambasadori kanadez z. James Fox. Ne takim u diskutua per marredheniet midis dy vendeve ku u vleresua niveli shume i mire i tyre si dhe perspektiva per forcimin dhe thellimin e metejshem ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Z. Haxhinasto nenvizoi angazhimin dhe kontributin mjaft te vleresuar te Kanadase ne drejtim te paqes sigurise dhe prosperitetit ne rajonin tone. Bashkebiseduesit vleresuan se komuniteti shqiptar qe jeton ne Kanada eshte nje vlere e shtuar per bashkepunimin dhe marredheniet midis dy vendeve dhe popujve tane. Gjate takimit ministri Haxhinasto dhe z. Edwards shprehen vleresimin e tyre per marredheniet ekonomike gjithnje ne rritje midis dy vendeve ku interesimi dhe prezenca e kompanive kanadeze ndjehet e fuqishme ne fusha te tilla si energjia nafta burimet minerare etj. Ne takim u diskutua edhe per kandidaturen e Kanadase ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara votimi per te cilen do te mbahet ne Nju Jork ne ditet ne vazhdim.