INSTAT: Rreth 73.7 mijë ndërmarrje janë aktive
12/01/2011 Shifrat për 2009-ën
Në vitin 2009-ën kanë qenë aktive rreth 73.7 mijë ndërmarrje nga 125 mijë që janë në total. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të publikuara pak ditë më parë, në këto ndërmarrje janë 251.7 mijë të punësuar, ku 45 për qind e tyre kanë punuar në 1,485 ndërmarrjet me 20 e më shumë të punësuar. Sipas INSTAT-it, këto ndërmarrje kanë realizuar 58 për qind të shifrës së afarizmit dhe 66 për qind të investimeve. Ky grup ndërmarrjesh vazhdon të dominojë më shumë në industri dhe ndërtim, thuhet në raportin e publikuar ditët e fundit. Bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve kanë realizuar rreth 62 për qind të vlerës së xhiros vjetore, duke zënë 55 për qind të të punësuarve. Sa i takon ndërmarrjeve prodhuese, ato zënë 16 për qind të numrit të ndërmarrjeve dhe kanë realizuar 49 për qind të investimeve. Gjithnjë sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2009 ndërmarrjet aktive në sektorin e tregtisë zënë 48.4 për qind, kurse shifra e afarizmit nga ky sektor përbën 46.7 për qind të shifrës së afarizmit nga të gjithë prodhuesit në treg. Përfaqësim të lartë në punësim ka aktiviteti i industrisë me 77.6 mijë të punësuar ose 30.8 për qind. Ndërmarrjet në pronësi shtetërore kanë ende ndikim në ekonomi. Ndërmarrjet me pronësi shtetërore kanë 10.1 për qind të të punësuarve. Ato realizuan 3.4 për qind të shifrës së xhiros.