E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro preferohet për financimin e projekteve

12/01/2011  Strategjia

Financimi i projekteve për shpenzimet kapitale nga burime shumëpalëshe pritet që të jetë forma me kosto më efektive e huamarrjes për qeverinë gjatë viteve të ardhshme. Huamarrja dypalëshe gjithashtu mund të sigurojë huamarrje me efektivitet në kosto. Për këtë arsye sipas ekspertëve të Drejtorisë së Borxhit në Ministrinë e Financave është esenciale që të gjitha përpjekjet janë të drejtuara drejt mobilizimit të burimeve shumëpalëshe dhe dypalëshe për financimin e projekteve. Kështu, shuma e financimit nga burimet tregtare të brendshme dhe të jashtme për shpenzimet kapitale, sipas tyre, duhet të mbahen të ulura ose të paktën nuk duhet të lejohet që të rriten. Sipas të dhënave zyrtare, sasia e borxhit të jashtëm në pjesën më të madhe është në euro. Prandaj si pjesë e objektivave operative të gjitha huamarrjet e reja të jashtme duhet të bëhen në euro. “Kjo është e natyrshme për aq kohë sa Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin në BE, dhe në qoftë se ajo pranohet dhe përmbush kërkesa për bashkimin e eurozonës ajo duhet që të zëvendësojë lekun me euro. Vendet e BE-së, dhe veçanërisht Italia, Greqia dhe Gjermania janë partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Shqipërinë”, - theksojnë ekspertët. Rrjedhimisht, tregtia më e madhe bëhet në euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›