Berisha: Rruga e Kombit rriti turizmin
Rozeta Rapushi
Rritet me 26 per qind numri i turisteve ne vend per dy muajt e veres, qershor-korrik. Shifra u be publike dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili beri te ditur gjate mbledhjes se qeverise, se vetem per periudhen 1 qershor - 31 korrik ne Shqiperi kane hyre rreth 1.4 milion turiste. "Kete vit, rritja eshte teresisht e bazuar tek qytetare, jo shtetas shqiptare. Rritja eshte rreth 25-26 per qind dhe kjo nuk eshte e vogel. Ata qe u bene vajtore te Rruges se Kombit, me nje akt pendese qytetare, te mos kene frike nga rruga, por te shkojne nje dite ne Rreshen-Rubik apo edhe me tutje dhe te shohin fluksin e jashtezakonshem ekonomik qe vjen drejt Shqiperise", tha Berisha. Sipas tij, bazuar ne shifra, ne dy vitet e fundit, turizmi ne vend eshte rritur me 60% dhe merita me e madhe i qendron rruges Durres-Kukes. Kryeministri u shpreh se ne qofte se ne vitin 2004, ne Shqiperi hyne gjithsej 300 mije turiste, vitin e kaluar, hyne rreth 3 milion turiste. Shifra qe sipas Berisha, ne nje hark kohor 5 vjecar, tregojne dhjetefishim te turizmit. "Edhe ne vitin 2004, Kosova ishte aty, deshira e tyre ishte po aq e madhe, po ashtu edhe e Maqedonise apo e kombeve te tjera, emigrantet tane ishin serish, por turiste vendi kishte gjithsej 300 mije. Turizmi po shnderrohet gjithnje e me shume nder deget me kryesore te ekonomise shqiptare. Ne keto 5 vite, nuk ekziston asnje dege tjeter, ne te cilen ne te kemi regjistruar dhjetefishim, si turizmi", njoftoi kryeministri. Sipas tij, rritja e turizmit ka ardhur edhe si pasoje e investimeve dhe politikes se qeverise ne infrastrukture. Nga te dhenat e qeverise, rezulton se jane investuar mbi 750 milion euro nga Shkodra ne Ksamil, ne ultesiren bregdetare te vendit, ne rruge, kanalizime dhe infrastrukturen teresore. "Kete vit, ne perputhje me angazhimin ne perfundojme asfaltimin e te gjitha rrugeve qe te cojne drejt detit. Gjithnje e me shume po behet realitet motoja "kombi syte drejt detit", drejt perendimit. Ne kete, kontekst, duke pershendetur edhe nje here te gjithe ata, qytetare te huaj apo me origjine shqiptare, qe kane perzgjedhur brigjet, por edhe malet e Shqiperise, per te kaluar pushimet e tyre, ju bej thirrje te gjitha autoriteteve lokale, te gjitha agjencive qendrore te bejne gjithcka kane ne dore per t'jua bere me te bukura pushimet atyre qe kane preferuar, vleresuar dhe nderuar Shqiperine, por edhe kane ndihmuar substancialisht me shpenzimet qe ata bejne ne kete vend", premtoi Berisha. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se duhet te menaxhohen zhurmat neper lokal. Sipas tij, askush nuk ka pse te kerkoje leje per te ftuar kengetare ne lokalin e tij, por per ne ka nje kusht, pragu i zhurmes, respektimi i orareve. Ai permendi gjithashtu se po veprohet drejt me motoret e ujit. "Askujt nuk mund t'i kercenohet jeta, sic na ndodhi ne Golem, edhe pse ishte nje varke qe ne 'verberi' te plote qe goditi nje te ri. Autoritetet vendore duhet te qendrojne ne lartesine e pergjegjesise se tyre. Ata kane detyrimet me te medha, se jane qeveritaret direkt dhe duhet te mendojne me kohe te percaktojne korridoret", tha kryeministri.
"Kemi rritje te ekonomise, eksportet arritwn ne 65%"
Vetem per nje muaj, ne korrik, eksportet kane shenuar sipas qeverise, numrin me te larte te rritjes, 65 per qind. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Sali Berisha, tha se vlera e perfitimit per shtate muajt e pare te vitit, eshte 95.2 miliarde leke, duke kritikuar qendrimin e opozites kunder ketyre rritjeve. "Ne rrafshin ekonomik, muaji korrik eshte nje muaj me lajme qartesisht pozitive. Per muajin korrik, eksportet "Made in Albania" kane nje rritje prej 65 per qind dhe ne kete rritje. Ajo qe eshte thellesisht pozitive eshte rritja e eksporteve me materiale te importuara. Ju i keni pare lotet e krokodilit qe u derdhen per fasonet. I ftoj ata qe bejne hipokrizi, te marrin statistikat dhe te shohin se ne 7 muaj ka nje rritje prej 29 per qind dhe te mos harrojme se ne teresi jane qe te gjitha prodhime te imta, kepuce, tekstile, jane edhe minerale, por jo me shume se ne masen 17 per qind e eksporteve shqiptare", u shpreh optimist kryeministri. Sipas tij, rritje te ndjeshme ka edhe punesimi gjate ketyre muajve. "Rritjet jane jashte cdo parashikimi. Asnje vend nuk ka regjistruar nje rritje te tille eksportesh ne keto 7 muaj. Shqiperia kryeson dhe eshte jashtezakonisht pozitive se kryeson me nje ekonomi reale, mundi, djerse, mendjeje dhe muskujsh te njerezve te saj", tha Berisha.