E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e krimit, si do menaxhohen

Rozeta Rapushi
Qeveria ndryshon procedurat e funksionimit te agjencise se administrimit te pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara dhe shperblimin e personave te trete ne administrimin e pasurise. Agjencia e miratuar vetem tre muaj me pare, si domosdoshmeri e zbatimit te ligjit "Antimafia". Ne ndryshimet e bera dje me propozim te Ministrit te Financave, Ritvan Bode, qeveria vendosi qe lista e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara, i vihet ne dispozicion Gjykates per Krime te Renda. Institucion me te cilin administratori lidh kontraten e punes. Ky i fundit, administratori i pasurive te "krimit", sipas vendimit te djeshem, eshte pergjegjes per pergatitjen dhe dorezimin, brenda dates 30 dhjetor te cdo viti, te raportit vjetor te administrimit te te gjitha pasurive te sekuestruara e te konfiskuara, ne zbatim te ligjit "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafiqeve nepermjet masave parandaluese kunder pasurise", dhe te ligjit "Per masat kunder financimit te terrorizmit", si edhe per administrimin e pasurive te tjera, te cilat jane produkt i veprave penale apo te lidhura me to, administrimi i te cilave, i caktohet kesaj agjencie, me ligj apo me nje akt tjeter nenligjor. Personat qe do te kene ne dore administrimin e pasurive te krimit, do te zgjidhen nga gjykata, sipas listes se personave qe do te depozitohen nga kryeadministratori. "Administratori/administratoret e pasurive te sekuestruara apo te konfiskuara, ne zbatim te ligjit "Per masat kunder financimit te terrorizmit", si dhe te pasurive te tjera, administrimi i te cilave i caktohet kesaj agjencie me ligj apo me nje akt tjeter nenligjor, perzgjidhen nga kryeadministratori, nga e njejta liste e paraqitur ne gjykate", thuhet ne vendim. Pagesa e administratorit te pasurive te sekuestruara apo te konfiskuara, ne zbatim te ligjit, miratohet, rast pas rasti, nga ministri i Financave, pas propozimit te kryeadministratorit. Pagesa e personave te tjere, te punesuar ne agjenci, percaktohet nga ministri i Financave, ne perputhje me organiken dhe strukturen e miratuar nga Kryeministri. Nderkohe qe kontratat e lidhura me administratoret e pasurive dhe personat ndihmes, vijojne efektet ligjore deri ne perfundimin e tyre. Me perfundimin e afateve, zevendesohen, ne perputhje me dispozitat e ketij vendimi. Vetem tre muaj me pare me vendim te qeverise, u ngrit Agjencia qe do te administroje te gjitha pasurite qe do te mblidhen nga ligji per goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise. Objekti i agjencise eshte, administrimi i pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara me vendim te gjykates, ne zbatim te ligjit "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafiqeve nepermjet masave parandaluese kunder pasurise".

Kompetencat e Agjencise, si veprohet me pasurite
Agjencia ka per objekt te veprimtarise:
Administrimin e pasurive te sekuestruara e te konfiskuara me vendim te gjykates, ne zbatim te ligjit, "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafiqeve nepermjet masave parandaluese kunder pasurise"
Administrimin e pasurive te bllokuara, sekuestruara, ne zbatim te ligjit, "Per masat kunder financimit te terrorizmit"
Administrimin e pasurive te tjera, te cilat jane produkt i veprave penale apo te lidhura me to, administrimi i te cilave i caktohet kesaj Agjencie me ligj, me vendim te Keshillit te Ministrave apo me urdher te vecante te ministrit te Financave
Bashkepunimin me institucionet pjesemarrese ne procesin e administrimit te pasurive te sekuestruara e te konfiskuara, si me gjykatat, prokurorine, sherbimin permbarimor, policine e shtetit, institucionet e tjera shteterore, bankat, njesite e qeverisjes vendore dhe zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, ku ndodhen pasurite e paluajtshme, te sekuestruara e te konfiskuara

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›