E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Borxhi publik, rritja nga korrupsioni i qeverise

Per Partine Socialiste rritja e borxhit publik eshte e lidhur me korrupsionin e qeverise dhe i mungesen e investimeve te leverdishme. Deputeti i PS-se, Ilir Beqja u shpreh dje se rritja e borxhit perkthehet ne taksa dhe kosto me te shtrenjte jetese, per cdo qytetar. "Secili prej nesh, cdo shqiptar, ka sot nje borxh prej 2,300 dollaresh. Madje edhe cdo femije qe lind kete vit, qe diten e pare te jetes trashegon nje borxh nga qeveria Berisha prej 2 300 dollare", u shpreh Beqja. Deputeti i PS-se ka theksuar se qeveria ka qene e paafte per te ndikuar ne uljen e ketij borxhi, i cili ka arritur ne 7.3 miliarde dollare. "Duke qene e paafte per te siguruar para per investime sic i siguron cdo qeveri ne bote, qeveria shqiptare eshte detyruar te marre kredi me interesa tregtare, te cilat jane shume te shtrenjta dhe ndikojne ne rritjen e borxhit publik", tha ai. Nga ana tjeter Beqja eshte ndalur dhe ne nivelin e investimeve ne vend. Ai ka theksuar se investimet e dobeta dhe pa studime per shlyerjen e kredive kane sjelle dhe rritjen e borxhit duke renduar ne xhepat e gjithe shqiptareve. "Jane te shumta rastet kur qeveria shqiptare ndermerr investime pa bere asnje studim te sakte qofte per rendesine e investimit apo fizibilitetin e tij, qofte per te vleresuar mundesine dhe afatet e shlyerjes se kredive te marra per kete investim", tha Beqja. "Taksa e ryshfetit eshte bere pjese e cdo kontrate qeveritare dhe e cdo shpenzimi qeveritar, pa te cilin asnje sipermarres shqiptar ose i huaj nuk mund te zgjidhe pune ne Shqiperi", ka deklaruar Beqja. Por problemi me borxhin publik, sipas Beqjes do te jete dhe me i madh, duke qene se ky borxh do te rritet me 480 milione dollare te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›