Berisha: SHISH dhe policia bashkëpunim të detyruar
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer përsëri rëndësisë së ligjit të ri për Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas tij ndryshimet në këtij ligj vendoset korrupsioni për personat publik çka është praktikë në vende të ndryshme si në Poloni. Berisha siguroi se bashkëpunimi i SHISH dhe policisë do të forcojë luftën kundër trafiqeve. Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se në ligj përcaktohet qartë detyrimi ligjor për bashkëpunim. Një tjetër risi sipas Kryeministrit është angazhimi i Parlamentit në procesin e emërimit të drejtuesve kryesorë. Kjo bëhet e et e mundur nëpërmjet Komisionit të Sigurisë në një kohë që është përcaktuar dhe mandati 5 vjeçar për drejtuesit. Po dje kreu i Qeverisë ka folur gjerësisht dhe për ligjit”për diskriminimin” të hartuar nga shoqëria civile dhe të çuar në Kuvend si propozim të një grupi deputetësh demokrat. Kreu i Qeverisë ka kundërshtuar nismën e shoqërisë civile për ngritjen e një strukture të re atë të Komisionerit për zbatimin e ligjit. Ai tha se kjo detyrë duhet ti takonte Avokatit të Popullit por për pamundësi të ndryshimit të ligjit për këtë strukturë e cila kërkon 3/5 në Kuvend atëherë do të ngrihet një grup i veçantë nën varësinë e Kuvendit. Ky grup do të ndjekë më nga afër zbatimin e ligjit. Gjatë diskutimit të draftit Avokati i Popullit Emir Dobjani ka kërkuar që ta marrë ai përsipër zbatimin e ligjit duke pohuar se Komisioneri do të krijonte përplasje kompetencash. Për të evituar këtë gjë Berisha ka zgjedhur një tjetër mënyrë. Ndërkohë që Kryeministri informoi dhe për hartimin së shpejti dhe të një ligji të ri “Ligji për Policinë Gjyqësore”. Berisha përmendi si shumë të rëndësishëm në këtë drejtim memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky lajm është publikuar: 02/02/2010