Berisha: S’do rri 35 vjet mbi kalë, s’e kap limitin e Enverit
Teksa ka kërkuar konsensusin e opozitës lidhur me reformën në pronësi, e cila sipas tij mund të zgjasë deri në 40 vjet, Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me deputetët demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Në vazhdim të një batute të bërë me opozitën në Parlament, se mund të qëndrojë në politikë deri në 35 vjet, Kryeministri Berisha tha dje se kjo nuk do të thotë që do të qëndrojë 35 vjet kryeministër. "Nëse unë thashë se do jem 35 vjet në politikë, nuk thashë se do jem 35 vjet kryeministër. Ndonjëherë edhe mund të zbres nga kali dhe ndonjëherë edhe mund t'i hipi prapë. Ashtu e kuptuan ata, çfarë t'u them unë atyre. Por politika dhe kali janë dy gjëra të ndryshme", theksoi kreu i qeverisë para deputetëve të tij. Madje, Berisha nuk e ka lënë me kaq, por për të shmangur çdo krahasim të tij me ish-diktatorin Enver Hoxha, për kohën që ai ka qëndruar në politikë, Berisha tha se nuk mund të qëndrojë kaq shumë, pasi në të kundërt do të kapë limitet e vendosura nga ish-diktatori. "Mos qeshni, se edhe po të më thonë 35 vjet, unë do ju them jo. Se pastaj del… e kuptoni vetë ju. Kap limitin e Enver Hoxhës ashtu dhe nuk mund të ndodhë kurrë ajo", shtoi Berisha para deputetëve. Ndërkohë, kryeministri Berisha ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të gjithë deputetët dhe ministrat të dalin në bazë për ti shpjeguar elektoratit reformat e ndërmarra nga qeveria. Në mbledhjen për zgjedhjet në parti, Bislim Ahmetaj ka ngritur shqetësimin se zyrtarët e lartë nuk hapin telefonat, duke u distancuar nga strukturat, shqetësim i cili u pranua nga kryeministri. Në të njëjtën kohë, një tjetër shqetësim ishte ai i Pal Dajçit që ka të bëjë me marrëdhëniet e Partisë Demokratike me shtresën e ish të përndjekurve politikë. "Ne duhet të rregullojmë marrëdhëniet me ish të përndjekurit sa më shpejt të jetë e mundur", mësohet të ketë thënë Dajçi në këtë mbledhje. a.sh