PD: S’duhej fshehur Hysko. PS: Një minutë heshtje
Partia Demokratike reagoi dje për mënyrën se si u përcoll në media, aksidenti i presidentit të Top Media, Dritan Hoxha.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani tha se, "PD, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga Top Media dhe disa simotrave të saj, të lajmit të vdekjes tragjike të bashkëpunëtores së tyre, Entela Hysko, si një akt primitiv, çnjerëzor dhe të pashembullt". Sipas tij, "PD-ja u kujton këtyre censorëve të rinj se vdekja e një njeriu në një shoqëri të lirë, nuk mund të jetë kurrë sekret. Vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones". Nga ana tjetër, nënkryetari i grupit të PS, Erion Braçe, në emër të grupit të deputetëve transmetoi ngushëllimet dhe kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për presidentin e Top Channel, Dritan Hoxha. "Do të doja të shprehja ngushëllimet tona si grup parlamentar për një nga njerëzit që na ka krijuar mundësinë të jemi publikë, që na ka krijuar mundësinë të komunikojmë me shqiptarët kudo që ata janë brenda Shqipërisë apo jashtë saj dhe që u nda nga jeta javën që shkoi. Pikërisht për këtë arsye, meqë mundësitë e tjera janë ezauruar, do të doja që të gjithë bashkë para se të fillojmë këtë komunikim, të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij njeriu që ndryshoi cilësinë e jetës dhe cilësinë e komunikimit në Shqipëri. Faleminderit për gjithçka bëri për ne dhe për çdo shqiptar të këtij vendi", u shpreh Braçe, duke mbajtur një minutë heshtje.