E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret ushtarakët hungarezë

Presidenti Topi vlerësoi dje ndihmën që Hungaria u ka dhënë proceseve integruese euro-atlantike të Shqipërisë. 

Kreu i shtetit zhvilloi një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Hungarisë, Gjeneral Havril Andras, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona, si dhe theksoi se: "Vizita të tilla i shërbejnë rritjes dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në nivelet më të larta". Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ratifikimin nga ana e Hungarisë të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe për gatishmërinë e palës hungareze për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes së integrimit tonë të plotë në NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›