Zheji: Ka presion publik për mbajtjen e referendumit
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës miratoi dje një kërkesë me anën e së cilës do t'i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e referendumit.
Aristir Lumezi
Përmes kësaj kërkese, ky komitet do të kërkojë shfuqizimin e ligjit të amendimeve të Kushtetutës të realizuara në 21 prill në Kuvendin e Shqipërisë me votat e bashkuara të shumicës së deputetëve të PS e PD dhe disa prej aleatëve të tyre. Pritet që shumë shpejt kjo kërkesë t'i dorëzohet KQZ-së, i cili detyrohet nga ligji t'i dorëzojë Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, formularët tip të nevojshëm për mbledhjen e firmave nga qytetarët. Sipas ligjit, për organizimin e një referendumi që kërkon shfuqizimin e një ligji të miratuar në Kuvend, duhet të mblidhen një minimum prej 50 mijë firmash. Artur Zheji, kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, nënvizoi dje bindjen se qytetarët do të firmosin shumë shpejt formularët, duke shprehur edhe njëherë vullnetin e tyre për referendum. "Ne perceptojmë një presion nga një opinion publik gjithnjë në rritje, që shpreh dëshirën e organizmit dhe referendumit, tha Zheji, duke nënvizuar se në këtë optikë, çdo digë që do të orvatej të pengonte këtë vullnet popullor në rritje do të ishte e dështuar, do të qe një digë prej kartoni". Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës u krijua pak kohë më parë si një bashkim i pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe disa partive politike, për të kundërshtuar amendimet e Kushtetutës, të realizuara sipas një sugjerimi të beftë të PD-së dhe të miratuara në mënyrë urgjente, pa transparencë, pa i dhënë mundësi një diskutimi të gjerë dhe të thellë në publik nga konstitucionalistë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, këto amendamente kanë ndryshuar në thelbin e vet Kushtetutën, duke rrënuar edhe më tej ndarjen e pushteteve, duke i falur edhe më shumë pushtet Kryeministrit Berisha dhe duke e shndërruar Shqipërinë nga një republikë parlamentare në një republikë kryeministrore. Po dje komiteti miratoi edhe një axhendë shumë të ngjeshur veprimtarish brenda dhe jashtë vendit, tryezash të rrumbullakëta dhe bisedash me shoqërinë civile, studentë dhe qytetarë në qytete të ndryshme të vendit. Qëllimi i tyre është ndërgjegjësimi masiv qytetar, për nevojën e korrigjimit të asaj që ky komitet e ka cilësuar si "atentat" kundër Kushtetutës dhe demokracisë liberale në Shqipëri.
Mitingu-protestë në sheshin "Skënderbej"
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës e nisi aktivitetin e tij me një miting të madh proteste në sheshin "Skënderbej", ku mijëra qytetarë të Tiranës mbështetën kërkesën për referendum. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në këtë protestë e konsideroi referendumin: "Kjo do të jetë beteja finale për ta nxjerrë Sali Berishën në pension të përjetshëm politik".