Lala: Ekipi i Hanit, më sulmues se i Bariçit
Kapiten kuqezi Altin Lalës i pëlqen loja ofensive, madje ai është i bindur se nën drejtimin e teknikut holandez, Ari Han, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje më të bukura se sa në kohën kur në krye të Shqipërisë ishte trajneri Oto Bariç.
“Holandezët luajnë një futboll më ofensiv dhe për këtë do të përpiqemi edhe ne si skuadër, për të qenë më ofensivë sesa me Bariçin, – ka thënë kapiteni i Shqipërisë për ‘TV Klan’. - Kemi bërë shumë stërvitje, thuajse dy herë në ditë. Trajneri ka parë dhe ka provuar disa lojtarë, për të vendosur se cili pozicion është më i përshtatshmi për ta. Besoj se në të ardhmen skuadra do të jetë akoma edhe më e mirë”. Kapiteni i ka bërë thirrje skuadrës që të bëjë kujdes në takimin e sotëm, pasi ai e cilëson si kundërshtare shumë të fortë Poloninë. “Ajo është një skuadër solide dhe mund të them se është një kundërshtare e vështirë. Ky për ne do të jetë një test, por gjithsesi, duhet të jemi të përqendruar në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Lala. Mesfushori 32-vjeçar është i vetëdijshëm se skuadra do të vazhdojë të pësojë ndryshime në të ardhmen. “Është e natyrshme që procesi i rinovimit do të vazhdojë, pasi është edhe detyra e tij (Hanit) që të shohë lojtarë të rinj, talente që luajnë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë”, është shprehur Lala.