E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci dhe dosjet fusin në sherr Kuvendin

Opozita ka akuzuar për zvarritje të procesit të heqjes së imunitetit të ish-ministrit Mediu. 

Dy krerët e grupeve më të mëdha parlamentare debatuan ashpër mes tyre në lidhje me çështjen e Gërdecit. Leskaj e PS-së, e cilësoi si të papranueshme një zvarritje të tillë, duke e lidhur si të qëllimshme. Sipas saj, çështja Mediu po mbahet në heshtje. Patozi e cilësoi si qesharake nismën e PS-së për dëmshpërblimin e banorëve të Gërdecit. Ndërsa deklarata e Bumçit për burgun e Spaçit, revoltën e disa viteve më parë riktheu debatin e dosjeve në Kuvend. Leskaj deklaroi se, "do të ishte mirë që PD-ja të kthente në Kuvend nismën për hapjen e dosjeve, pasi ka një pjesë të ministrave që janë përfshirë direkt dhe indirekt për ata që u dënuan në burgun e Spaçit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›