E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitarët e 21 Janarit: Garda qëlloi me armë

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka vijuar sot procesin gjyqësor mbi ngjarjen e 21 Janarit ku seanca ka vazhdua me dëgjimin e dëshmitarëve.

Ish- shefi i Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti tha se Garda i tejkaloi kompetencat e saj, pasi nuk duhet të qëllonte. Ndërsa ka indentifikuar gardistin Agim Llupo si një prej personave që qëlloi ditën e 21 Janarit.

I pranishëm në bankën e dëshmitarëve ishte edhe Rash Pisha, i cili u plagos ditën e protestës. Pisha në dëshminë e tij ka theksuar se ai nuk kishte dalë për të protestuar, por i kishte rënë rruga nga Bulevardi. Në lidhje me të shtënat e armëve ai ka thënë se nuk ka indetifikuar asnjë person që mund ta ketë qëlluar, por ka thënë se të shtënat kishin ardhur nga kryeministria.

Në bankën e të akuzuarve është ish- komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, dhe ai akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Procedim penal ka patur edhe për shoferin e tij, Margarit Kume, pasi ka kryer veprime që pengojnë hetimet. Për të njëtjën akuzë po gjykohet edhe shefi i IT- së në Kryeministri Armando Kasa. Përveç tij akuza ka edhe për gardistin Agim Lupo i cili dyshohet se është autori që vrau 2 protestuesit Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›