Berisha-Sejdiu: “Mirënjohje për rolin e madh që ka pasur Shqipëria në pavarësinë e Kosovës”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha priti në një takim, Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Berisha e cilësoi historike ditën e vizitës së Presidentit të Kosovës së pavarur, në Shqipëri. Kryeministri shprehu kënaqësinë për zhvillimet pozitive në Kosovë, si dhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe nga vendet e tjera, Portugalia, Emiratet e Bashkuara e Malajzia. Ai e siguroi presidentin Sejdiu se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për intensifikimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike. “Shqipëria po punon në projektet infrastrukturore të lidhjeve, të rrugës Morinë-Durrës, po përfundon projekti i shpejtë i rrugës Fierzë-Koman, Rruga e Arbrit dhe do të shqyrtohen të gjitha lidhjet e mundshme, përfshi hekurudhën dhe lidhje të tjera, të cilat do të jenë të përshtatshme për të dy vendet”, - theksoi Berisha. Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh duke theksuar se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse për këtë mbështetje. Sejdiu vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit euroatlantik, duke i cilësuar këto përparime si një përvojë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe si një model i rëndësishëm për t u ndjekur.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008