Sejdiu kërkon heqjen e pasaportave mes Shqipërisë dhe Kosovës
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Lëvizje e lirë Shqipëri-Kosovë dhe përfshirje e biznesmenëve të Shqipërisë në blerjen e aseteve shtetërore që po privatizohen në Kosovë. Këto janë dy nismat e prezantura në Tiranë nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Gjatë vizitës në Shqipëri, Sejdiu vlerësoi lëvizjet diplomatike të Tiranës zyrtare, duke thënë se Prishtina do të vazhdojë të mbështetet te ky rrjet për të zgjeruar hartën e shteteve që njohin Kosovën. "Kosova është njohur nga vendet më të rëndësishme të botës dhe pavarësia tashmë është e pakthyeshme. Nuk mund të ketë skenar të ndarjes së Kosovës. Ajo do të projektohet si e tillë, si një vend integral dhe multientik", - u shpreh presidenti Topi. Ndërsa shtoi më tej se “e konsiderojmë rolin e Kosovës, institucioneve të saj, pavarësinë e Kosovës, si një element të qenësishëm në funksion të stabilitetit rajonal. Kjo vlerësohet jo thjesht prej meje, vlerësohet nga e gjithë bota, vlerësohet nga të gjitha institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe ajo që vlerësohet akoma më shumë është pikërisht roli i lidershipit institucional dhe i politikës. Në mënyrë të padiskutueshme, pozicioni i Shqipërisë, i popullit shqiptar, i institucioneve të Shqipërisë, është që çështja e Kosovës është një çështje që konsiderohet e përfunduar nga pikëpamja e njohjes, e konstituimit të saj”. Për sa u përket marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, Topi u shpreh se “unë po e them pa asnjë lloj hezitimi që marrëdhëniet do të jenë të natyrshme, do të kenë mbështetjen e padiskutueshme institucionale që vjen fillimisht nga zhvillimi i atyre memorandumeve dhe marrëveshjeve që janë realizuar deri tani, por edhe nga aprovimi i marrëveshjeve të reja në vija specifike. Marrëdhëniet do të jenë në shumë fusha, do të jenë në fushën e energjetikës, do të jenë në fushën e infrastrukturës, në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit, në turizëm, në marrëdhënie midis universiteteve, të cilat ekzistojnë praktikisht, por duhen që patjetër të intensifikohen dhe pa dyshim, ajo që unë e thashë edhe në prononcimin tim, ndërtimi i rrugës në mënyrë të drejtpërdrejtë do të influencojë në rritjen e këtyre shkëmbimeve dhe nuk do të ketë thjesht shkëmbime që do të vijnë si pasojë e një biznesi të organizuar, por do të jetë edhe një shkëmbim marrëdhëniesh ekonomike të njerëzve të lirë, të thjeshtë që do të kenë aksesin e padiskutueshëm për të shkëmbyer eksperiencën e tyre të biznesit në të dy krahët e kufirit. Ajo do të jetë një lehtësi, do të jetë patjetër një akses i domosdoshëm dhe mbetet vetëm kur të pritet çasti i përurimit të kësaj rruge dhe në mënyrë shumë të natyrshme do të kemi një rritje të ndjeshme të shkëmbimit midis biznesit në të dy krahët, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova. Patjetër edhe Shqipëria edhe Kosova janë në momentet e privatizimeve të rëndësishme, është shumë e rëndësishme të merret në konsideratë edhe ky fakt që duhet të ketë suporte reciproke në mënyrë që potencialet ekonomike të konsumohen fillimisht brenda për brenda dy vendeve tona”, - përfundoi presidenti Topi. Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës, Sejdiu, theksoi: “Ajo që është shumë e rëndësishme është që edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, është krijuar një korpus i rëndësishëm legjislativ evropian që krijon bazën dhe mbështetjen për të pasur një lëvizje më të fuqishme në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Gjithmonë e them dhe e përdor edhe në këtë rast që është mirë që lëvizjet positive, në kuadër të bashkëpunimit të bizneseve, janë bërë nganjëherë jashtë pjesës së formaliteteve, pra kanë ecur me kualitetin e vet dhe për ne është shumë e rëndësishme që në këtë kuadër të një tregu më të gjerë, të brendshëm po e quaj, rajonal është klima politike e ndërtuar mes vendeve të rajonit. Prandaj është me rëndësi që të depërtojmë me kualitetin, me konkurrencën në lidhjet bashkëkohëse të ekonomisë së tregut dhe paralelisht me këtë që të krijojmë një bashkëpunim të ndërlidhur në segmente të veçanta të specifikave të secilit vend. Për ne është me rëndësi që ky kuadër i bashkëpunimit dhe i lëvizjes së lirë të qytetarëve të realizohet. Unë dhashë idenë që duke mbështetur atë që e gjejmë gjatë muajve të verës, të lëvizjes së lirë të qytetarëve jo vetëm për pjesën e turizmit, të jetë një pjesë e lëvizjes së lirë të qytetarëve përgjatë gjithë vitit. Prandaj s do të ketë nevojë më në fund, kjo do të jetë një çështje që do të sugjerohet dhe nga qeveritë që secili vend të ketë pasaportë, por të ketë një lëvizje normale që është ajo që e gjejmë sot në Evropë apo në Bashkimin Evropian dhe të jetë një shembull i parë i nxitimit kualitativ i ecjes sonë për të pasur edhe anëtarësimin e vendeve tona në të ardhmen shumë shpejt, pikërisht me këto vlera dhe duke punuar këtu lart”, - tha Sejdiu. Për sa i përket çështjes së sigurisë dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, Presidenti i Kosovës theksoi se “është e rëndësishme dhe qasja e përbashkët që bashkëpunimi kundër krimit të organizuar të jetë bashkëpunim në epiqendrën e plotë të veprimeve, i cili nënkupton që të mos ketë rezerva të hedhjes së topit të një vendi në një vend tjetër, apo në një vend të tretë, por është shumë e rëndësishme që të jetë në kuadër të sistemeve dhe premisave të bashkëpunimeve më të mira dhe bashkëkohëse. Prandaj këtë duhet ta bëjmë edhe në këtë kuadër. Po ashtu më gëzon fakti se as Shqipëria dhe as Kosova nuk mund të trajtohen si nganjëherë thirret nga gojëkëqijtë, si pjesë e transitit apo oazeve të krimit të organizuar. Për ne është me rëndësi që ekziston një stabilitet i rëndësishëm në vend”, - përfundoi Sejdiu.
Sejdiu dekorohet me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Presidenti Bamir Topi nderoi homologun kosovar, Fatmir Sejdiu, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky urdhër iu dorëzua presidentit Sejdiu me motivacionin "Për kontributin në udhëheqjen e rezistencës popullore të Kosoves dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e pavarësisë dhe ndërtimin e një shteti të ri demokratik”. Nga ana e tij, presidenti Sejdiu shprehu falënderimet, duke e cilësuar këtë urdhër si "nder i veçantë që i bëhet popullit të Kosovës dhe aspiratës për liri, pavarësi dhe demokraci". Ndërkohë sot Sejdiu do të udhëtojë drejt Shkodrës ku do të shpallet "Qytetar Nderi" i kryeqendrës së Veriut. Po sot, presidentët Sejdiu dhe Topi do të udhëtojnë drejt Repsit, ku do të ndjekin nga afër punimet e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008