Berisha Selia e pare e PD-se ishte shtepia e Gramoz Pashkos
.jpg)
Është zhvilluar sot pasdite një ceremoni përkujtimore për Gramoz Pashkon, në pesë vjetorin e vdekjes së tij. Pesë vite më parë ai humbi jetën së bashku me të birin në një përpjekje për ta shpëtuar me një helikopter, pas një aksidenti.
Miq, familjarë dhe personalitete të lartë, ku i pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë Sali Berisha, ishin të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore, e cila nisi me një dokumentar për Gramoz Pashkon.
Vajza e Gramozit pashkës, Sonja ka falënderuar të gjithë të pranishmit që kanë ardhur të nderojnë babin e saj.
Më tej Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kuli
Në fjalën e tij tha se emri i Gramoz Pashkos është i pazgjidhur me Fakultetin Ekonomik të Tiranës ndaj dhe pedagogët e tij, kanë vendosur të nderojë me emrin e tij, sallës 201 A të Fakulteti Ekonomik, e cila do të emërohet emrin e Doc. Prof Gramoz Pashko për një kontribut të shquar
Berisha: Pashko një shpirt i lirë
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij ka deklaruar se kjo ceremoni na ka mbledhur për të nderuar Gramoz Pashkon. “Ne ndihemi krenarë që patëm një mik si Gramoz Pashko, një nga intelektualët më të shquar. Ai ishte një liberal i vërtetë, ishte një shpirt i lirë”, tha kryeministri. Ai më pas ka sjellë edhe një herë në vëmendje bashkëpunimin me Pashkon që në vitin 1990.
“Ne nderojmë sot një ndër themeluesit e PD-së, partisë së parë opozitare. Selia e parë e Partisë Demokratike, e cila do të themelohej pas një mauji ishte shtëpia e Gramoz dhe Mimoza Pashkës”, ka deklaruar kryeministri.
Ai tha se Pashko ishte arkitekti i i programeve ekonomike në vitet ’90.
Gramoz Pashko kishte një pasion dhe përkushtrim të madh në fushën e dijes.
Duke folur për figurën e tij si intelektual dhe anëtar i PD, kryeministri vlerësoi dhe nderoi kontributin e tij për ecurinë ekonomike në vend.