Operacion i rralle ne QSUT mjeket i heqin tumorin 15 kg 62-vjecarit
Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është kryer pak ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Për herë të parë, mjeket e shërbimit onkologjik kanë arritur të heqin një masë tumorale prej 15 kilogramësh që kishte pushtuar të gjithë këmbën e majtë të një 62-vjeçari.
Andrion Bomhallari, ka qenë pacienti i operuar.
Gjendja e rëndë shëndetësore me të cilën ai është paraqitur në shërbimin onkologjik në QSUT nuk ka qenë shumë shpresëdhënëse për ekipin mjekësor, por pas kësaj ndërhyrje ata garantojnë që 62 vjeçari mund të bëjë një jetë normale.
Agim Karaji, mjek kirurg, tha se nëse një ndërhyrje e tillë kirurgjikale do të realizohej jashtë vendit, do t’i kushtonte familjes rreth 38 deri ne 40 mijë euro, por për këtë operacion të financuar nga buxheti i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë shpenzuar rreth 13 mijë euro.
Kurse sipas Sajmir Ivzikut, drejtor i QSUT-së, shumë shpejt do të jetë gati dhe baza ligjore që do t’i mundësojë QSUT-së një fond të veçantë për përdorime të tilla emergjente.
Vetëm një vit më parë në shërbimin onkologjik në QSUT janë kryer rreth 1350 ndërhyrje kirurgjikale.