E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia Arrestimi i Goran Haxhicit po aq i veshtire sa gjetja e Osama bin Ladenit

Serbia thote se arrestimi i suksesshem i te arratisurit te fundit per krime lufte ne luftrat e Ballkanit u be fale nje operacioni po aq te veshtire sa cishte ai per gjetjen e terroristit Osama bin Laden. Sic shpjegon korrespondenti i Zerit te Amerikes Stefan Bos arrestimi i djeshem i Goran Haxhic ne Sebi i dha fund ndjekjes 7-vjecare.

Arrestimi i Goran Haxhicit ne nje zone pyllore ne mal ne veri te Serbise rreth 65 kilometra larg Beogradit ishte shume ndryshe nga trajtimi qe i ishte bere atij nga udheheqesit serbe gjate luftrave te Ballkanit.

Dikur nje figure e panjohur qe punonte si magazinier Haxhic u be i njohur gjate konfliktit etnik per kontrollin e Kroacise nga viti 1991 deri ne vitin 1995.

52-vjecari Haxhic i lindur ne Kroaci kishte lidhje te ngushta me policine sekrete te ish presidentit serb Sllobodan Milloshevic dhe grupet famekeqe paramilitare qe kundershtonin pavaresine e Kroacise.

Ai i perdori keto dhe kontakte te tjera politike per tu zgjedhur president i shtetit te vogel te vet-shpallur serb ne Kroaci ne vitin 1991 dhe udhehoqi rebelet serbe gjate konflikteve te viteve 1990 ne ish Jugosllavi.

Ne vitin 2004 ai u arratis nga shtepia e tij ne qytetin verior serb te Novi Sadit pasi nje urdher arresti nderkombetar u leshua per te.

Gjykata Nderkombetare Penale e OKB-se per Krime Lufte ne Hage ngriti aktakuzen kunder Haxhicit ne vitin 2004 nen akuzat per krime lufte dhe krime kunder njerezimit. Aty perfshihen vrasjet dhe torturat e qindra njerezve dhe debimi i mijera kroateve dhe etnive te tjera jo-serbe nga territoret e kontrolluara prej tij.

Ne Kroaci u ngriten edhe akuza per gjenocid kunder tij.

Ne arrati ai e ndryshoi shume pamjen. Televizioni shteteror e tregoi Haxhicin duke ecur ngadale paksa i kerrusur me nje bluze ngjyre gri floke te shkurta dhe mustaqe. Mjekra e tij e zeze nuk ishte me.

Presidenti serb Boris Tadic pranoi se kishte marre vite deri sa i arratisuri i fundit i luftrave te Ballkanit u zbulua dhe u arrestua.

Por presidenti Tadic tha se Haxhici kishte po aq pervoje ne shmangien ndaj drejtesise sa ish kreu i rrjetit terrorist te al-Kaides Osama bin Laden.

Dua tju kujtoj nje rast te njohur nderkombetar. Ate te Osama bin Laden gjuetia per te cilin zgjati nje dekade. E njejta gje ndodhi edhe ketu. Ne kemi punuar shume dhe me ne fund ia dolem.

Ashtu sikurse edhe bin Ladeni Haxhici njihej per mizorine e tij.

Ndersa drejtonte shtetin e vet-shpallur serb brenda Kroacise Haxhici akuzohet se drejtoi shkaterrimin e qytetit kroat te Vukovarit ne vitin 1991. Vukovari besohet se ishte qyteti i pare europian i shkaterruar teresisht qe nga Lufta e Dyte Boterore.

Ne nje nga masakrat me te renda atje forcat serbe kapen te pakten 264 jo-serbe nga spitali i Vukovarit pas nje rrethimi tre-mujor te qytetit i derguan ne nje ferme derrash i torturuan i vrane dhe i varrosen ne nje varreze masive te pashenuar.

Nje muaj me pare rreth 50 kroate qe ishin mbajtur per pune te detyruar thuhet se u detyruan te ecnin permes nje fushe me mina per ta bere ate te sigurt per serbet.

Arrestimi i tij u be me pak se dya muaj pasi Serbia ekstradoi gjeneralin serb te BosnjesRatko Mlladic nen akuzat per krime lufte si dhe perfshirjen e tij ne masakren e rreth tete mije burrave dhe djemve myslimane ne qytetin boshnjak te Srebrenices ne vitin 1995.

Presidenti Tadic e beri te qarte dje se eshte i kenaqur qe vite te tera hetimesh dolen me sukses.

Ne nuk arritem ti kapnim Haxhicin dhe Mlladicin me pare. Jemi perpjekur por ka qene shume e veshtire. Ata kane shume eksperience. Por kemi bere ceshte e mundur dhe jam krenar per njerezit qe kane punuar per kete ceshtje.

Bashkimi Europian tha dje se arrestimi i Haxhicit kishte hequr edhe nje pengese tjeter per anetaresimin e Serbise ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›